Aktualitet

Ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare/ Zhvillohen homazhe në nder të Artan Lames, miqtë e tij do të bëjnë një muze për të pranë Gardës së Republikës

Nderimet kanë filluar nga ora 10:00 ndërsa në orën 12:00 ai do të përcjellet në banesën e fundit në varrezat e Sharrës.

27 Maj 2025, 11:13 Nga N.F
Ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare/ Zhvillohen homazhe
Pamje nga homazhet

TIRANË- Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame do të përcillet sot në banesën e fundit. Ndërkohë pranë Akademisë së Shkencave në sallën “Libri Enciklopedik” po zhvillohen homazhe në nder të tij. Nderimet kanë filluar nga ora 10:00 ndërsa në orën 12:00 ai do të përcjellet në banesën e fundit në varrezat e Sharrës.

Shumë persona kanë marrë pjesë në homazhe në ndër të tij ndërsa mes tyre kanë qenë të pranishëm edhe figura të njohura. Mësohet se miqtë e tij pritet të bëjnë një muze për të pranë Gardës së Republikës. 

artan lame

Sondazh

Poll