Aktualitet

U kap me drogë në Itali, arrestohet shqiptari në Brescia, kokaina kishte vlerë rreth 14 milionë euro

Në banesën e shqiptarit raportohet se u gjetën 126 kg kokainë e konfesionuar në 109 pako.

27 Maj 2025, 09:16 Nga N.F
U kap me drogë në Itali, arrestohet shqiptari në Brescia, kokaina
Droga

ITALI- Autoritetet italiane kanë zhvilluar së fundmi një operacion antidrogë në qytetin e Brescias. Mësohet se nga ky operacion është arrestuar një shqiptar. Në banesën e shqiptarit raportohet se u gjetën 126 kg kokainë e konfesionuar në 109 pako.

Arrestimi i tij erdhi pas një faze hetimi me dyshime të forta për lidhjet e tij me narkotrafikun ndërkombëtar. Autoritetet e Guardia di Finanza informojnë se vlera e kokainës së kapur në banesën e shqiptarit do të sillte një fitim rreth 14 milionë euro.

droge arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll