Aktualitet

BKH dhe SPAK kontrolle në Elbasan/ Dyshime për blerje vote, sekuestrohet telefoni i një punonjësi të bashkisë

Mes tyre është një zyrtari pranë bashkisë së Elbasanit i është sekuestruar celulari. Ai dyshohet si i përfshirë në blerje votash për një kandidat të Partisë Socialiste nga lista e hapur, por se emri nuk bëhet i ditur nga SPAK.

27 Maj 2025, 13:52 Nga M.B
BKH dhe SPAK kontrolle në Elbasan/ Dyshime për blerje vote,
Foto ilustruese

ELBASAN- Të tjera detaje janë zbardhur nga kontrollet e SPAK dhe BKH-së në Elbasan lidhur me krimet zgjedhore. Gazetarja Klodiana Lala thotë se prokurorja e posaçme Dorina Bejko ka urdhëruar 4 kontrolle ndaj personave që dyshohen të jenë të përfshirë në korrupsion zgjedhor.

Lala thotë se mes tyre është një zyrtari pranë bashkisë së Elbasanit i është sekuestruar celulari. Ai dyshohet si i përfshirë në blerje votash për një kandidat të Partisë Socialiste nga lista e hapur, por se emri nuk bëhet i ditur nga SPAK.

Ndërkohë pak ditë më parë, me urdhër të një tjetër prokuroreje të posaçme janë urdhëruar kontrolle, ku në një banesë në Belsh janë sekuestruar rreth 200 mijë euro.

spak bkh

Sondazh

Poll