Politike

Qeveria fali gjobat para zgjedhjeve të 11 majit/ Kandidati për deputet i PD-së, Aulon Kalaja bën kallëzim në Prokurorinë e Posaçme

Mësohet se Kalaja do të dorëzojë një kallëzim penal në institucionin e Prokurorisë së Posaçme, për vendimin e qeverisë për faljen e gjobave pak ditë para zgjedhjeve.

27 Maj 2025, 10:42 Nga N.F
Qeveria fali gjobat para zgjedhjeve të 11 majit/ Kandidati për deputet
Kalaja

TIRANË- Kandidati për deputet i koalicionit PD-ASHM, Aulon Kalaja është paraqitur paraditen e sotme në SPAK. Mësohet se Kalaja do të dorëzojë një kallëzim penal në institucionin e Prokurorisë së Posaçme, për vendimin e qeverisë për faljen e gjobave pak ditë para zgjedhjeve.

Vendimi i qeverisë parashikonte shfuqizimin e të gjitha masave administrative të paekzekutuara që janë vendosur gjatë periudhës 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024. Më herët, edhe Koalicioni Euroatlantik bëri kallëzim në Prokurorinë e Posaçme, që sipas të cilit, miratimi i VKM-së para zgjedhjeve kishte për qëllim deformimin e vullnetit të zgjedhësve.

 

spak aulon kalaja

Sondazh

Poll