Politike

"Lista duhet të ishte bërë më mirë"/ Ndër më të votuarit nga PD-ja, nuk hyri në Parlament, Alimehmeti: Zëri ishte pezmatim me listën dhe...

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Alimehmeti u shpreh se sistemi elektoral i demotivon njerëzit për të votuar, por nuk e fshehu edhe pakënaqësinë me listën e kandidatëve të PD.   

26 Maj 2025, 22:23 Nga M.L
"Lista duhet të ishte bërë më mirë"/
Ilir Alimehmeti

TIRANA- Kandidat i PD për deputet që u votua masivisht në Tiranë, Ilir Alimehmeti nuk do të jetë në Kuvend pasi Partia Demokratike nuk arriti të marrë më shumë se një mandat në listën e hapur. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Alimehmeti u shpreh se sistemi elektoral i demotivon njerëzit për të votuar, por nuk e fshehu edhe pakënaqësinë me listën e kandidatëve të PD.   

Ky sistem është i keq për njerëzit sepse e demotivon të votojë dhe e largon nga politika. Po bëhet dy dekada që e largon fuqinë vendimarrëse nga njerëzit. Kur ti ia largon në mënyrë graduale dhe progresive pastaj themi se nuk janë njerëzit dhe të rinjtë të interesuar. Problemi i dytë, një sistem i tillë prodhon një Parlament të dobët.

Unë e kam thënë më parë këtë. Unë kam dashur të jem në listë të hapur. Unë mbështes demokracinë e drejtpërdrejtë, por që lista duhet të ishte bërë më mirë. Zëri ishte pezmatim me listën dhe ai pezmatim përkthehet, sa është, hajde ta analizojmë. Lista mund të ishte bërë më mirë seç u bë," tha Ilir Alimehmeti.

ilir alimehmeti

Sondazh

Poll