26 Maj 2025, 20:17
Nga M.L
Dritan Gjika
DUBAI- Shqiptari i shumëkërkuar nga drejtësia e Ekuadorit, Dritan Gjika është arrestuar ditën e sotme në Dubai. Mediat e huaja theksojnë se operacioni u koordinua nga Njësia Kombëtare e Interpolit në Ekuador, në bashkëpunim me homologët e saj në Abu Dabi (Emiratet e Bashkuara Arabe) dhe në Spanjë. Gjika akuzohet nga Ekuadori për trafik droge, pastrim parash dhe organizatë kriminale dhe ndaj tij është dhënë 2 herë alarmi i kuq nga Interpoli.
Dritan Gjika, shqiptar 47-vjeçar, kishte mbërritur për herë të parë në Ekuador në vitin 2009 me vizë vizitori të përkohshëm, sipas të dhënave të tij të migracionit. Ai u bë një nga personat më të kërkuar në vend, pasi udhëhiqte një organizatë kriminale që operonte si në Ekuador ashtu edhe në Spanjë, duke dërguar sasi të mëdha të substancave të kontrolluara në vendet e Amerikës Qendrore dhe në Europë (në veçanti në Holandë, Belgjikë dhe Spanjë).
Struktura kriminale që ai drejtonte përfshinte një nivel drejtues, logjistikë dhe bashkëpunëtorë që punonin në realizimin e këtyre veprave penale, me ndihmën e kompanive të ligjshme që përdornin për pastrimin e parave dhe fshehjen e veprimtarive tregtare e financiare.
Gjithashtu, pjesë e kësaj rrjete ishin edhe punonjës të porteve detare, të cilët vepronin si informatorë dhe ndihmonin kriminelët të maskonin dhe të ndotin kontejnerët me lëndët e paligjshme, duke përdorur metodën e ashtuquajtur “grepi i verbër”.
Më 6 shkurt 2024, Dritan Gjika u identifikua nga Prokuroria e Përgjithshme e Ekuadorit si drejtues i operacioneve të mafias shqiptare në këtë vend, pas një bastisjeje në një banesë në një lagje rezidenciale të Guayaquil-it. I ndaluari aktualisht do t’i dorëzohet autoriteteve përkatëse për të vijuar me procedurën e ekstradimit.
dritan gjika
Aktualitet
26 Maj 2025, 19:30
M.L
Foto ilustruese
PRRENJAS- Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak orësh në një minierë në Prrenjas ku për pas...
Aktualitet
26 Maj 2025, 18:23
E. D
Xhelal Sveçla
SERBI- Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Serbia po bën spastrim...
Aktualitet
26 Maj 2025, 18:12
Anila Hoxha
Foto Ilustruese
TIRANË- Gjykata e Apelit la në burg një një vajzë turke që akuzohet se kishte ardhur në Shqipëri s...
Aktualitet
26 Maj 2025, 17:25
E. D
foto ilustruese
SPANJË-- Një 30-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim prej vitit të kaluar për trafik droge nga I...
Aktualitet
26 Maj 2025, 18:07
M.L
Foto ilustruese
PRRENJAS- Një aksident i rëndë ka ndodhur në minierën e Katjelit në Prrenjas. Një minator ka humbur jet&...
Aktualitet
26 Maj 2025, 16:08
E. D
Alma Arrazi me fëmijët
SHKODËR- Erdgys Arrazi, bashkëshorit i Alma Arrazit që u mbyt me tre fëmijët në lumin B...
Aktualitet
26 Maj 2025, 15:54
M.L
Policia
TIRANË- Një ngjarje e pazakontë dhe e rëndë ka ndodhur para disa orësh në kryeqytet. Mësohet se vjehrr...
Aktualitet
26 Maj 2025, 15:38
E. D
foto ilustruese
GJIROKASTËR- Një vatër zjarri ka rënë në pikën e grumbullimit të plehrave në Libohov&eum...
Aktualitet
26 Maj 2025, 15:36
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka thënë se ish-deputeti i Kuvendit t&eum...
Aktualitet
26 Maj 2025, 14:37
M.B
Foto ilustruese
DURRËS- Një 42-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi ditën e djeshme ka aksidentuar me autom...