Aktualitet

Bie zjarr në pikën e grumbullimit të plehrave në Libohovë/ Tymi mbulon zonën, dyshohet e qëllimshme

Bëhet e ditur se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme. Gjithashtu tymi po përhapet drejt zonës së banuar, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët e zonës.

26 Maj 2025, 15:38 Nga E. D
Bie zjarr në pikën e grumbullimit të plehrave në
foto ilustruese

GJIROKASTËR- Një vatër zjarri ka rënë në pikën e grumbullimit të plehrave në Libohovë. Bëhet e ditur se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme. Gjithashtu tymi po përhapet drejt zonës së banuar, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët e zonës.

Po ashtu në vendngjarje ndodhen forca të shumta zjarrfikëse nga Gjirokastra dhe Libohova, si dhe efektivë të Policisë së Shtetit. Operacionit për shuarjen e flakëve i është bashkuar edhe kryetari i Bashkisë Libohovë, Leonard Hide, i cili po ndjek nga afër situatën. Po ashtu zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm dhe autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

zjarr ne gjitrokaster

Sondazh

Poll