Aktualitet

Aksidenti me një viktimë në Prrenjas/ DETAJE nga ngjarja e rëndë, flet administratori i minierës: U shemb tavani i galerisë, 58-vjeçarit i ra një gur në kokë

 Miniera e Kromit Katjel ku ndodhi ngjarja e rëndë aktualisht administrohet nga Gëzim Balla. Në telefonatë për “Balkanëeb” ai u shpreh se ndjehet jashtëzakonisht i trishtuar dhe i keqardhur për tragjedinë e ndodhur. Balla u shpreh se prej disa ditësh nuk ishte në gjendje pune për nxjerrjen e mineralit.

26 Maj 2025, 19:30 Nga M.L
Aksidenti me një viktimë në Prrenjas/ DETAJE nga ngjarja e
Foto ilustruese

PRRENJAS- Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak orësh në një minierë në Prrenjas ku për pasojë humbi jetën një 58-vjeçar. Mësohet se viktima është Sajmir Bego dhe ishte kryetar i sindikatës së minatorëve. Miniera e Kromit Katjel ku ndodhi ngjarja e rëndë aktualisht administrohet nga Gëzim Balla. Në telefonatë për “Balkanëeb” ai u shpreh se ndjehet jashtëzakonisht i trishtuar dhe i keqardhur për tragjedinë e ndodhur. Balla u shpreh se prej disa ditësh nuk ishte në gjendje pune për nxjerrjen e mineralit.

“Gjatë ditëve të fundit në galeri është punuar për të krijuar kushte optimale për punë. Sot rreth mesditës gjithçka ka qenë gati për rifillimin e procesit normal të punës. Drejtuesi teknik i kompanisë, Hysni Kllogjri, ka inspektuar kushtet e sigurisë në galerinë e minierës dhe para fillimit të punës ka trajnuar minatorët si zakonisht për të filluar punën, duke ju kujtuar zbatimin e të gjitha standarteve të sigurisë gjatë punës në galeri. Siguria e jetës së minatorëve është dhe do të jetë një nga parimet tona më të rëndësishme në këtë sipërmarrje.

Përgjegjës turni Gëzim Kllogjri, në mesditë, më ka njoftuar për aksidentin tragjik ku një nga minatorët ka humbur jetën. Kjo ngjarje na ka shokuar dhe ndjehem mjaft i lënduar. Paraprakisht jam informuar se nga tavani i galerisë ka patur shembje dhe minatori 58 vjeçar është aksidentuar me vdekje, pasi është goditur në kokë nga një gur,” tha Gëzim Balla.

sajmir bego

Sondazh

Poll