Aktualitet

Aksidentoi një këmbësor dhe u largua, arrestohet 42-vjeçari në Durrës

Gjithashtu mësohet se efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, automjetin.

26 Maj 2025, 14:37 Nga M.B
Aksidentoi një këmbësor dhe u largua, arrestohet
Foto ilustruese

DURRËS- Një 42-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi ditën e djeshme ka aksidentuar me automjet një këmbësor dhe më pas është larguar. Bëhet me dije se 54-vjeçari i dëmtuar ndodhet në kujdesin e mjekëve. Gjithashtu mësohet se efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, automjetin. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Shërbimet e Policisë, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se një shtetas ishte aksidentuar me automjet, në Sukth, dhe se drejtuesi ishte larguar nga vendi i aksidentit, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar shtetasin D. M., 42 vjeç, banues në Sukth, i cili dyshohet se më datë 25.05.2025, rreth orës 20:45, në aksin rrugor “Sukth-Vadardhë”, ka aksidentuar shtetasin B. D., 54 vjeç, dhe është larguar.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, automjetin me të cilin dyshohet se shtetasi D. M. ka aksidentuar 54-vjeçarin. 54-vjeçari i dëmtuar ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

durres

Sondazh

Poll