26 Maj 2025, 18:12
Nga Anila Hoxha
Foto Ilustruese
TIRANË- Gjykata e Apelit la në burg një një vajzë turke që akuzohet se kishte ardhur në Shqipëri si punonjëse seksi. Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, paraqitet dëshmia e vajzës, që pohon se në Tiranë kishte ardhur për të punuar pas propozimit të një mikeje, që i tregonte se në Shqipëri mund të fitonte shumë të ardhura.
Në Tiranë, e priti Sinan Borat, që punonte si taksist dhe që ishte i gatshëm ta ndihmonte për të gjetur apartamentin dhe për gjithçka tjetër i nevojitej”. Borat ka treguar se për tre vite kishte punuar si parukier në zonën e Astirit, por për shkak të fitimeve të ulëta, vendosi të punonte si taksist për eksortat, që më parë i kishte pasur kliente në parukeri.
“Më tha pse nuk shkon atje të punosh si eskortë, sepse ka shumë para, klientët paguajnë shumë. Më tha do të të presë atje një miku im turk”, thuhet në dëshminë e vajzës.
Ajo do të punonte përmes një grupi në WhatsApp me emrin “Isil”, ku ishin tre anëtarë: vetë ajo si punëtore, një vajzë me pseudonimin Cansu (operatore) dhe Hakan, i cili ishte menaxher dhe gjente klientët që i dërgonte në apartamentin ku ajo qëndronte, thuhet në dosje.
E reja ka pranuar që përfitimin nga puna si eskortë ta ndante përgjysmë me Hakanin, i cili jetonte në Turqi. Po ashtu, për pagesën e qirasë së apartamentit kishin rënë dakord që të ndanin shpenzimet. Hakan, përmes komunikimit në grupin WhatsApp sillte klientët në adresë. Pagesat kryheshin paraprakisht, nga 150 deri në 200 euro për 30 minuta.
Kur arrinte një shumë të konsiderueshme parash, vajza njoftonte Hakanin, i cili dërgonte një person pranë apartamentit për të tërhequr paratë, ndërkohë që gjatë muajit të Ramazanit ankohej për shkak se nuk kishte shumë klientë. /Top Channel
sinan borat
Aktualitet
26 Maj 2025, 17:25
E. D
foto ilustruese
SPANJË-- Një 30-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim prej vitit të kaluar për trafik droge nga I...
Aktualitet
26 Maj 2025, 18:07
M.L
Foto ilustruese
PRRENJAS- Një aksident i rëndë ka ndodhur në minierën e Katjelit në Prrenjas. Një minator ka humbur jet&...
Aktualitet
26 Maj 2025, 16:08
E. D
Alma Arrazi me fëmijët
SHKODËR- Erdgys Arrazi, bashkëshorit i Alma Arrazit që u mbyt me tre fëmijët në lumin B...
Aktualitet
26 Maj 2025, 15:54
M.L
Policia
TIRANË- Një ngjarje e pazakontë dhe e rëndë ka ndodhur para disa orësh në kryeqytet. Mësohet se vjehrr...
Aktualitet
26 Maj 2025, 15:38
E. D
foto ilustruese
GJIROKASTËR- Një vatër zjarri ka rënë në pikën e grumbullimit të plehrave në Libohov&eum...
Aktualitet
26 Maj 2025, 15:36
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka thënë se ish-deputeti i Kuvendit t&eum...
Aktualitet
26 Maj 2025, 14:37
M.B
Foto ilustruese
DURRËS- Një 42-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi ditën e djeshme ka aksidentuar me autom...
Aktualitet
26 Maj 2025, 14:18
M.B
Droga
MALËSI E MADHE- Një 53-vjeçar, i shpallur në kërkim, është arrestuar në Malësi të Madhe pasi...
Aktualitet
26 Maj 2025, 14:10
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Që nga qershori i vitit 2023, Kosovës i janë vendosur disa masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian. Tani, gati dy...
Aktualitet
26 Maj 2025, 13:46
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një 75-vjeçare në Tiranë është proceduar penalisht pasi ka goditur me një send të fort&eu...