Aktualitet

Kultivoi parcelën me 161 bimë kanabisi bashkë me 3 të tjerë, kapet pas dy vitesh arratie 53-vjeçari në Malësi të Madhe

Bëhet me dije se pas kontrolleve të territorit dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe njoftuan kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar të dyshuarin 53-vjeçarin banues në fshatin Ivanaj.

26 Maj 2025, 14:18 Nga M.B
Kultivoi parcelën me 161 bimë kanabisi bashkë me 3 të
Droga

MALËSI E MADHE- Një 53-vjeçar, i shpallur në kërkim, është arrestuar në Malësi të Madhe pasi dyshohet për kultivimin e 161 bimëve narkotike dy vite më parë.

Bëhet me dije se pas kontrolleve të territorit dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe njoftuan kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar të dyshuarin 53-vjeçarin banues në fshatin Ivanaj. 

53-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me 3 persona të tjerë, në muajin korrik 2023, ka kultivuar 161 bimë kanabisi në fshatin Ivanaj.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim”, njofton policia.

malËsi e madhe

Sondazh

Poll