Politike

SPAK sekuestron celularin e nënkryetarit të Bashkisë Pukë

Raportohet se celulari është sekuestruar si pjesë e një hetimi pas dyshimeve për korrupsion gjatë zgjedhjeve lokale.

26 Maj 2025, 10:09 Nga N.F
SPAK sekuestron celularin e nënkryetarit të Bashkisë Pukë
Foto ilustruese

PUKË- SPAK ka sekuestruar celularin e nënkryetarit të Bashkisë Pukë, Ndue Suma. Raportohet se celulari është sekuestruar si pjesë e një hetimi pas dyshimeve për korrupsion gjatë zgjedhjeve lokale.

Ditë më parë Prokuroria e Posaçme i sekuestroi ceularin edhe kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i cili është nën hetim për “korrupsion zgjedhor. Agjentët e BKH-së, forcat operacionale dhe FNSH-ja me urdhër të SPAK zhvilluan një operacion në Shkodër lidhur me krimet zgjedhore. Gjatë aksionit u shoqëruan disa mbështetës të Partisë Socialdemokrate.

spak ndue suma

Sondazh

Poll