Plagoset brenda shtëpisë me armë zjarri 40-vjeçari në Marikaj, sekuestrohet një pushkë
Foto ilustruese MARIKAJ- Një 40-vjeçar me inicialet E. A., dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë...
Të martën do të zhvillohen homazhe pranë Akademisë së Shkencave, salla “Libri Enciklopedik”, duke filluar nga ora 10:00.
TIRANË- Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame do të përcillet në banesën e fundit të martën më 27 maj. Familja Lame ka njoftuar se pritjet për nder të tij do të mbahen ditën e sotme më 26 maj, nga ora 10:00 deri në 20:00 pranë agjencisë funerale “Alba 2000” te Rruga e Durrësit.
Të martën do të zhvillohen homazhe pranë Akademisë së Shkencave, salla “Libri Enciklopedik”, duke filluar nga ora 10:00. Në orën 12:00 do të përcjellet në banesën e fundit në varrezat e Sharrës. Ndërkohë të mërkurën dhe të enjtjen do të vazhdojnë pritjet nga ora 09:30 deri në 13:00. Pasdite po ashtu nga ora 17:00 deri në 20:30.
“Të dashur familjarë e miq, erdhi momenti i ndarjes përfundimtare me njeriun tonë të dashur, ARTAN LAME. Pritjet për nder të tij do të mbahen ditën e hënë, më 26 maj, nga ora 10:00 deri në 20:00, pranë agjencisë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit (ish-ambasada jugosllave).
Të martën, më 27 maj, do të zhvillohen homazhet në nderim të Tanit pranë Akademisë së Shkencave, salla “Libri Enciklopedik”, duke filluar nga ora 10:00. Në orën 12.00 do ta përcjellim ne banesën e fundit, në varrezat e Sharrës, Tiranë. Pas ceremonisë, pritjet do të vazhdojnë ditën e mërkurë dhe e enjte, nga ora 09:30 deri në 13:00 dhe nga ora 17:00 deri në 20:30. Pranë agjencisë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit (ish-ambasada jugosllave). Me respekt Familja”, njofton familja.
Artan Lame është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare në Gjermani, pas një ndëhyrje të vështirë në zemër. Ai u nda nga jeta pas daljes nga gjendja e komës. Ai ka mbajtur poste të larta drejtuese në shtetin shqiptar si zëvendësministër apo drejtor i Agjensisë së Kadastrës dhe Legalizimeve.
Lame ishte publicist, opinionist, studiues i historisë shqiptare dhe një veprimtar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit. I lindur në Tiranë në vitin 1967, me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës, Artan Lame la gjurmë si pjesë e shoqërisë civile dhe si funksionar publik.
Foto ilustruese MARIKAJ- Një 40-vjeçar me inicialet E. A., dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë...
Prindi GRAMSH- Erald Çarçiu, prind u dy vajzave binjake që frekuentonin kopshtin publik në Gramsh është shprehur se ngjar...
Foto TIRANË- Ditën e sotme do të nisë turi i 82-të çiklisitik në Shqipëri. Starti, etapa e parë do të n...
Foto TIRANË- Tirana është i vetmi qark në rang vendi që ka rritje popullsisë, si një qendër graviteti që t&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Ndërsa tregu i punës në Shqipëri po vuan gjithmonë e më shumë ikjen e forcës së p...
Foto ilustruese KOLONJË- Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrethrrotullimin e Kolonjës, në a...
Foto TIRANË- Shqipëria do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën e parë të ditës, ...
Eva Wildi-Cortés ZVICËR- Djertoresha e policisë zviceriane, Eva Wildi-Cortés ka komentuar rrezikshmërinë e kl...
Policia TIRANË- Një 48-vjeçar ka përfunduar në urgjencë mbrmëjen e sotme me plag zjarri në trup. Burime...
pamje nga aksidenti GJERMANI- Një aksident i rëndë u raportua në Koblenz të Gjermanisë, ku tre shqiptarë kanë humb...