Bota

 Shkon në 10 numri i viktimave në Spanjë, stuhia ‘Gloria’ nuk ka të ndalur prej 3 ditësh (FOTO+VD)

23 Janar 2020, 11:15 Nga DOSJA
 Shkon në 10 numri i viktimave në Spanjë, stuhia

SPANJË– Numri i vdekjeve është rritur në 10 pasi kushtet ekstreme të motit shkaktojnë dëme të mëdha në Delta Ebro në Kataloni, dhe shtëpitë përgjatë bregdetit në Valencia.

Stuhia e fuqishme Gloria nuk ka të ndalur në Spanjë, duke e çuar numrin e viktimave në 10, ndërsa qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur, kanë shkruar mediat e huaja.

Ditën e djeshme, një burrë 69-vjeçar  u përball nga një valë e fortë në portin e Palamós, në rajonin verilindor Spanjoll të Katalonjës.

Moti i keq përfshiu të gjithë gadishullin Iberik të dielën që lamë pas, ku era e fortë, shira të rrëmbyeshëm, dëborë dhe kushte aspak të qëndrueshme të detit në Spanjën veriore dhe atë lindore, shkatërruan gjithçka gjetën para, ku fatkeqësisht u mori jetën 4 personave.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez i Partisë Socialiste (PSOE), ka planifikuar të vizitojë disa nga zonat më të prekura ditën e sotme, ndërsa do të fluturojë mbi Maresme dhe Delta e lumit Ebro në Katalonjë, dhe më vonë do të studiojë dëmet në Cala Rajada, në ishullin e Mallorca, shkruan agjencia e lajmeve EFE.

Rajoni i Delta i lumit Ebro në Katalonjë është prekur rëndë nga stuhia, e cila shtyu valë deri në tre kilometra drejt tokës, duke shkatërruar gjithçka, madje ka dëmtuar rëndë edhe gjallesat e detit.

Burimi: Elpais 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 10 te vdekur ne spanje nga stuhia stuhia gloria 10 te vdekur ne spanje nga stuhia stuhia gloria

Sondazh

Poll