Bota

“Dil jashtë”, Presidenti Macron përfshihet në sherrin me policët izraelitë (VIDEO)

23 Janar 2020, 10:26 Nga DOSJA
“Dil jashtë”, Presidenti Macron përfshihet në sherrin

IZRAEL- Presidenti francez Emmanuel Macron është përballur me policinë izraelite gjatë një turneu në qytetin e vjetër të Jeruzalemit.

Macron akuzoi oficerët e policisë për shkelje të rregullave që i pengojnë ata të hyjnë në Kishën francez të St.Anne, prandaj dhe konsiderohet territor francez.

“Nuk më pëlqen ajo që bëtë para meje. Dilni jashtë, ju lutem. Askush nuk duhet të provokojë.”-është shprehur Macron në anglisht.

Kisha e Shën Anës, e cila daton në vitin 1138, është kisha më e ruajtur e Kryqëzatave në Jeruzalem.

“Presidenti francez kërkoi që udhëzimet të respektohen dhe, bazuar në kushtet e rënë dakord përpara kohe, një roje izraelite dhe një oficer policie shoqëruan presidentin dhe delegacionin e tij brenda.”– është shprehur një zëdhënës i policisë izraelite.

Presidenti francez ndodhte në pasi është i ftuar në Forumin e Pestë të Holokaustit, i cili shënon edhe 75-vjetorin e çlirimit të kampit famëkeq të Aushvic-Birkenau, në Poloni, ku do të marrin pjesë rreth 40 liderë ndërkombëtarë, mes tyre edhe Presidenti shqiptar Ilir Meta.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota emmanuel macron jeruzalem macron sherr me policet izraelite emmanuel macron jeruzalem macron sherr me policet izraelite

Sondazh

Poll