Bota

I mbyti me duart e saj duke u kënduar, nëna 22-vjeçare trondit SHBA, vret në mënyrë barbare 3 fëmijët e saj

23 Janar 2020, 09:10 Nga DOSJA
I mbyti me duart e saj duke u kënduar, nëna 22-vjeçare trondit

AMERIKË- SHBA-ja është tronditur nga një ngjarje e rëndë ditët e fundit, pasi një nënë 22-vjeçare është akuzuar për vrasjen e 3 fëmijëve të saj në Phoenix. Gjykata akuzon atë se ajo i dhunoi dhe masakroi derisa u mori jetën.

22-vjeçarja Rachel Henry u arrestua nën akuzën për vrasje të shkallës së parë të hënën pasi ajo pranoi se vrau tre fëmijët e saj nën moshën 4 vjeç, tha policia.

Pas ekzaminimit mjekësor në qarkun Maricopa identifikoi fëmijët si: 3-vjeçari Zane Ezri Henry, 1-vjeçarja Mireya Henry dhe 6-vjeçare Catalaya Kyeana Rios.

Policia fillimisht tha se vajzat ishin njëra 2 vjeç dhe tjetra 7 muajsh, por zyra e ekzaminuesve mjekësorë tha që vajzat ishin të moshës 1-vjeç dhe gjashtë muaj. Nuk është e qartë nëse ata ishin të gjithë fëmijë biologjikë të nënës 22-vjeçare që u mori jetën.

Procesverbali i gjykatës zbulon sesi Henry i vrau tre fëmijët një e nga një, por nga të dhënat  akoma nuk është zbuluar arsyeja që e shtyu 22-vjeçaren për t’i vrarë.

Sipas mediave të huaja është mësuar se ajo ishte e varur nga droga, detaj ky që po hetohet nëse është  ky motivi që ka çuar drejt këtij krimi nënën e re. Gjithashtu janë zbuluar detajet e krimit, se ajo u ka vënë duart  në fyt fëmijëve dhe ndërkohë u këndonte.  Por bashkëshorti i saj dhe babai i 3 fëmijëve mësohet të ketë  qenë në dhomën tjertër dhe nuk ka reguar për krimin makabër.

Pasi i ka vrarë ajo i ka renditur të tre fëmijët e saj në dysheme, njëri pas tjetrit.

Burimi: usatoday

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota nena 22-vjeçare vret 3 femijet e saj rachel henry nena 22-vjeçare vret 3 femijet e saj rachel henry

Sondazh

Poll