Bota

Administrata Trump publikon “listën e zezë”, ja kush janë 7 shtetet që do të ndalohen të hyjnë në Amerikë

23 Janar 2020, 10:54 Nga DOSJA
Administrata Trump publikon “listën e zezë”, ja kush

SHBA- Administrata Trump ka planifikuar të shtojë edhe shtatë vende në  grupin e “Listës së Zezë”, që i nënshtrohen kufizimeve të udhëtimeve drejt SHBA-së, përfshirë Nigerinë, vendin më të populluar të Afrikës, Bjellorusi, Eritrea, Kirgistan, Myanmar, Tanzania dhe Sudanin.

Kufizimet e reja do të zbatohen nga udhëtarët dhe emigrantët nga Bjellorusia, Eritrea, Kirgistani, Myanmar, Nigeria, Sudani dhe Tanzania. Këto vende nuk do të përballen domosdoshmërisht me ndalime, por mund të kenë kufizime të vendosura në varësi të vizave të veçanta, siç janë vizat e biznesit ose të vizitorëve, është mësuar nga administrata e Trump.

Disa vende mund të kenë kufizime edhe në procedurat e lotarisë amerikane, e cila u mundëson shtetatsve të huaj marrjen e kartës jeshile.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë thirrje për t’i dhënë fund këtij programi, duke thënë se është një mënyrë që u lejon njerëzit të padëshiruar për SHBA-në të bëhen shtetas të saj. Në kuadër të kësaj kërkese të Trump, ai ka propozuar riorientimin e sistemit ekzistues të vizave në vend për punëtorët e aftë.

Zyrtarët thanë që lista nuk është përfundimtare, dhe se të martën Shtëpia e Bardhë ishte ende duke debatuar nëse do të përfshijë një ose dy nga vendet e përmendura.

Burimi: wsj 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 7 vendet e listes se zeze donald trump shba tanzania 7 vendet e listes se zeze donald trump shba tanzania

Sondazh

Poll