Bota

40 liderët botërorë marrin pjesë në Forumin e Holokaustit në Izrael

  • Presidenti Meta vizitë dy-ditore në Izrael, merr pjesë në Forumin e Holokaustit me 40 liderë botëror
  • Do të jenë rreth 40 udhëheqës që do të bëhen pjesë e këtij Forumi në kujtim të Holokaustit, që do të mbahet në memorialin dhe muzeun e Holokaustit ‘Yad Vashem” të enjten e kësaj jave.
    Featured image of article: 40 liderët botërorë marrin pjesë në Forumin e Holokaustit në Izrael Muzeu i Holokaustit Yad Vashem, Jerusalem

    IZRAEL– Liderët botërorë pritet që gjatë ditëve të ardhshme të mblidhen në Izrael për Forumin e pestë të Holokaustit në 75-vjetorin e çlirimit të kampit famëkeq të Aushvic-Birkenau.
    Do të jenë rreth 40 udhëheqës që do të bëhen pjesë e këtij Forumi në kujtim të Holokaustit, që do të mbahet në memorialin dhe muzeun e Holokaustit ‘Yad Vashem”  të enjten e kësaj jave.

    Gjithashtu Netanyahu do të takojë Presidentin francez, Emmanuel Macron, zyrtarë të SHBA-së, Pelosin dhe Vladimir Putinin gjatë forumit ndërkombëtar në përkujtim të 75-vjetorit të çlirimit të kampit Aushvic.

    Ndër liderët botërorë që janë planifikuar për të marrë pjesë në Forum do të jenë presidenti rus Vladimir Putin, presidenti francez Emmanuel Macron, Nënkryetari i SHBA Mike Pence, Këshilltari dhe dhëndri i Presidentit Donald Trump, Jared Kushner dhe një delegacion special i Partisë Demokratike i kryesuar nga Kryetarja Nancy Pelosi. Të gjithë krerët e Bashkimit Evropian do të marrin pjesë, ashtu si Princi Charles i Britanisë dhe shumë krerë të tjerë shtetesh.

    Ky është delegacioni më i madh diplomatik që ka vizituar Izraelin. Mbretërit, princat, presidentët, kryeministrat, ministrat e jashtëm do të konvergojnë në Jeruzalem këtë javë për Forumin e Pestë të Holokaustit Botëror që përkujton 75-vjetorin e çlirimit të kampit të Aushvicit.

    Mes shumë shteteve që kanë dërguar nga një lider përfaqësues, mungon vetëm Polonia. Kjo është pjesërisht për shkak të një mosmarrëveshje me Izraelin për refuzimin polak për të pranuar se shumë polak jo vetëm që ndihmuan gjermanët, por vranë hebenjtë dhe morën pronat e tyre pas luftës.

    Motoja e Forumit të këtij viti do të jetë: Kujtoni Holokaustin, Luftoni Anti-Semitizmin.

    Lista e plotë e udhëheqësve botërorë që do të marrin pjesë:

    Nënkryetari i SHBA Mike Pence

    Kryetari i ShBA. Nancy Pelosi

    Presidenti i Francës Emmanuel Macron

    Presidenti i Austrisë Alexander Van der Bellen

    Guvernatori i Përgjithshëm i Kanadasë Julie Payette

    Guvernatori i Përgjithshëm i Australisë David Hurley

    Presidenti i Rusisë Vladimir Putin

    Princi Charles i Britanisë

    Mbreti i Holandës Willem-Alexander

    Mbreti Felipe VI i Spanjës Mbreti Philippe i Belgjikës

    Presidenti i Italisë Sergio Mattarella

    Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor

    Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier

    Presidenti i Hungarisë János Áder

    Presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopoulos

    Kryeministri i Suedisë Stefan Löfven

    Presidenti i Islandës Guðni Th. Johannesson

    Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zolenskyy

    Presidenti i Qipros Nicos Anastasiades

    Presidenti i Lituanisë Gitanas Nausėda

    Princi i kurorës Haakon të Norvegjisë

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Kryeministri i Danimarkës Mette Frederiksen

    Presidenti i Finlandës Sauli Niinistö

    Presidenti i Portugalisë Marcelo Rebelo de Sousa

    Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev

    Presidenti i Rumanisë Klaus Iohannis

    Presidenti i Sllovakisë Zuzana utaputová

    Kryeministri i Republikës Czecheke Andrej Babiš

    Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta

    Presidenti i Armenisë Armen Sarkissian

    Presidenti i Xhorxhisë Salome Zourabichvali

    Kryetari i Parlamentit Letonez Ināra Mūrniece

    Presidenti i Moldavisë Igor Dodon

    Ministri i Shtetit i Monakos Serge Telle

    Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Bjellorusisë

    Presidenti i Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarović

    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq

    Presidenti i Bosnjës dhe Hercegovinës Željko Komšić

    Duka i Madh Henry i Luksemburgut

    Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski

    Presidenti i Malit të Zi Milo Đukanović

    Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel

    Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli

    Përfaqësuesi i Vatikanit Kurt Koch

    Kampi Aushvic u çlirua më 27 janar të 1945. Në kamp kishte 7.000 të mbijetuar, kryesisht të sëmurë që rrezikonin të vdisnin. Rreth 1.300,000 burra, gra dhe fëmijë u internuan në Aushvic në vitet 1940-1945. Nga këto, të paktën 1.100,000 u vranë. Forumi i Pestë i Holokaustit Botëror do të zhvillohet në Yad Vashem dhe Presidenti i Izraelit, Rivlin do të presë 40 udhëheqës të botës në një darkë ku do të diskutojnë në Rezidencën e Presidentit.

    Burimi: israelnationalnews

    A.C/Dosja.al

    Shto Koment