Aktualitet

Kultivuan 3334 bimë kanabisi në Malin e Rrencit në Lezhë/ Arrestohet një 30-vjeçar, 2 persona të tjerë të shpallur në kërkim

Mësohet se i arrestuari me inicialet S.B, rezulton person i shpallur në kërkim për veprën penale plagosja e lehtë me dashje.

25 Maj 2025, 12:19 Nga M.L

Kultivuan 3334 bimë kanabisi në Malin e Rrencit në Lezhë/

LEZHË- Një 30-vjecar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës ditën e sotme pasi dyshohet se ka kultivuar një parcelë me rreth 3334 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa. Mësohet se i arrestuari me inicialet S.B, rezulton person i shpallur në kërkim për veprën penale plagosja e lehtë me dashje.

Në vijim të operacionit plicor të koduar 'Koordinata', u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. B., 25 vjeç,(vëllai i të arrestuarit) dhe F. F., 30 vjeç. Gjithashtu gjatë operacionit u sekuestrua një armë gjahu, e dyshuar se përdorej për ruajtjen e parcelës, si edhe fidanët dhe bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë: 

Lezhë/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve të intensifikuara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe Stacionit të Policisë Shëngjin, në Malin e Rrencit u evidentua një parcelë me rreth 3334 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë  u arrestua në flagrancë shtetasi S. B., alias S. M., 30 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër,  person  i shpallur në  kërkim nga DVP Shkodër,  për veprën penale  plagosja e lehtë me dashje Në vijim të operacionit u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. B., 25 vjeç,(vëllai i të arrestuarit) dhe F. F., 30 vjeç, të dy banues në Velipojë , Shkodër. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë vijojnë punën  për kapjen e tyre.

Të dy vëllezërit, S. B. dhe M. B., rezultojnë persona të shpallur në kërkim nga DVP Shkodër,  për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Gjatë operacionit u sekuestrua një armë gjahu, e dyshuar se përdorej për ruajtjen e parcelës. Fidanët dhe bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale. Operacioni antikanabis “Koordinata” vijon.

policia e lezhes kultivim kanabisi

Sondazh

Poll