Aktualitet

"Përparim Rama të kërkojë falje publike për këtë sjellje të papranueshme", AGK dhe RrGGK: Dënojmë gjuhën e papërshtatshme e me tone seksiste ndaj gazetares së “Piranjave”

Sipas tyre përdorimi i termave si “loçkë”, “zemër” dhe të ngjashme në komunikim me një gazetare jo vetëm që nuk është profesionale por ka për qëllim që ta minimizojë seriozitetin e temës që ajo po trajtonte dhe për të ulur kredibilitetin e saj profesional.

25 Maj 2025, 11:56 Nga N.F
"Përparim Rama të kërkojë falje publike për
Gazetarja dhe Perparim Rama

KOSOVË- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, AGK dhe Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës, RrGGK në një postim në "Facebook" kanë reaguar në lidhje me gjuhën e përdorur nga kryetari i  Prishtinës, Përparim Rama ndaj gazetares së emisionit “Piranjat”, Edona Gashi. AGK dhe RrGGK kanë dënuar gjuhën seksiste drejtuar gazetares.

Sipas tyre përdorimi i termave si “loçkë”, “zemër” dhe të ngjashme në komunikim me një gazetare jo vetëm që nuk është profesionale por ka për qëllim që ta minimizojë seriozitetin e temës që ajo po trajtonte dhe për të ulur kredibilitetin e saj profesional.

AGK dhe RrGGK i bëjnë thirrje kryetarit Rama që të kërkojë falje publike për këtë sjellje të papranueshme dhe të sigurojë respektim të plotë të rolit të gazetarëve dhe të drejtës së tyre për të kërkuar përgjigje në interes të publikut.

"AGK dhe RrGGK dënojnë gjuhën seksiste drejtuar gazetares Edona Gashi, nga Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës (RrGGK) dënojnë përdorimin e gjuhës së papërshtatshme e me tone seksiste nga ana e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama (LDK), ndaj gazetares së emisionit “Piranjat”, Edona Gashi.

Përdorimi i termave si “loçkë”, “zemër” dhe të ngjashme në komunikim me një gazetare është jo vetëm joprofesional, por ka për qëllim që ta minimizojë seriozitetin e temës që ajo po trajtonte dhe për të ulur kredibilitetin e saj profesional. Kjo sjellje e reflekton qartë ambientin patriarkal dhe të pasigurt në të cilin gratë gazetare në Kosovë janë të detyruara të punojnë çdo ditë.

AGK dhe RrGGK i bëjnë thirrje kryetarit Rama që të kërkojë falje publike për këtë sjellje të papranueshme dhe të sigurojë respektim të plotë të rolit të gazetarëve dhe të drejtës së tyre për të kërkuar përgjigje në interes të publikut," shkruajnë në reagim.

"Përparim Rama të kërkojë falje publike për

agk rrggk perparim rama

Sondazh

Poll