25 Maj 2025, 10:42
Nga N.F
Petrit Malaj
TIRANË- Aktori dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të regjizorit Piro Milkani. Malaj u kthye pas në kohë teksa shkruan se Milkani ishte personi që i hapi derën e kinemasë dhe e ndihmoi të hidhte hapin e parë si aktor. Ai shtoi se regjizori i mësoi se arti nuk është thjesht profesion, por mënyrë e të jetuarit me shpirt të hapur.
Aktori theksoi se qyteti i tyre i vogël kinematografik do të mbetet më i varfër pa të ndërsa shtoi se kujtimet dhe mësimet e tij do ta shoqërojnë gjithë jetën. Ai e falenderoi regjizonin për besimin që i dha në karrierë por edhe si individ për të qenë njeri para se të jetë aktor.
"I dashur Piro, Sot zemra më dhemb më shumë se fjalët që mund të shkruaj. Ti ishe ai që, me një buzëqeshje të qetë dhe një besim të palëkundur, hape derën e kinemasë për mua dhe më le të provoja hapin tim të parë si aktor. Nën dritat e setit, ti përcillje qetësi, mirësi dhe një pasion që ngjyroste çdo kornizë filmi.
Më mësove se arti nuk është thjesht profesion, por mënyrë e të jetuarit me shpirt të hapur. Me kujdesin që tregoje për çdo detaj, me respektin që u jepje të gjithëve dhe me delikatesën me të cilën drejtoje, bëre që të ndihesha i vlefshëm, i përfshirë, i parë.
Kam ende në vesh zërin tënd që më thoshte: “Beso, pastaj luaj.” Qyteti ynë i vogël kinematografik mbetet më i varfër pa ty, por kujtimet dhe mësimet e tua do të më shoqërojnë gjithë jetën. Faleminderit që besove tek unë, që më dhe zemrën tënde artistike, që më tregove si të jem njeri para se të jem aktor.
U prehsh në paqe, miku im dhe udhërrëfyesi im. Për mua do të mbetesh gjithmonë dritë në ekranin e kujtimeve. Me përqafim nga shpirti, Petriti," shkruan Malaj në reagimin e tij.
piro milkano petrit malaj
Aktualitet
25 Maj 2025, 10:35
N.F
Foto ilustruese
BERAT- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me shpërthimin e regjistrur me lëndë plasëse në nj&eu...
Aktualitet
25 Maj 2025, 10:37
M.L
Foto ilustruese
DIBËR- Një 32-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi akuzohet se i vodhi çantën nj&...
Aktualitet
25 Maj 2025, 10:26
N.F
Piro Milkani
TIRANË- Regjizori i njohur shqiptar, Piro Milkani do të përcillet ditën e sotme në banesën e fundit. Familja e...
Aktualitet
25 Maj 2025, 10:09
N.F
SHKODËR- Vihet në pranga i shpalluri në kërkim për rrahjen e Vladimir Bruçit. Arlind Kajoshi është vë...
Aktualitet
25 Maj 2025, 09:56
N.F
Foto ilustruese
FIER- Një konflikt mes disa personash në Fier ka agravuar deri në përdorimin e sëpatës. Në lidhje me ngj...
Aktualitet
25 Maj 2025, 09:48
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Stërvitja më e madhe ushtarake në Evropë, “Defender Europe 2025” do të nis sot me pjes&eu...
Aktualitet
25 Maj 2025, 09:35
N.F
Foto ilustruese
PRISHTINË- Një person është vënë në pranga nga autoritetet në Kosovë. Arrestimi i tij ka ardhu...
Aktualitet
25 Maj 2025, 09:24
N.F
Foto ilustruese
BERAT- Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit ...
Aktualitet
25 Maj 2025, 09:21
M.L
Foto ilustruese
ANGLI- Raportet për udhëtime të rrezikshme, të cilat shpesh rezultojnë fatale për migrantët e parre...
Aktualitet
25 Maj 2025, 09:16
N.F
Makina duke u djegur
LUSHNJE- Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Lushnje....