Aktualitet

U arrestua pasi i vodhi çantën një qytetari/ 32-vjeçarit në Dibër i gjenden në banesë lëndë narkotike, qindra fara kanabisi dhe municion luftarak

Mësohet se gjatë kontrollit policor në banesën e Sajmir Bitrit, autorit të kësaj vepre, policia ka gjetur e sekuestruar një sasi lënde narkotike kanabis të ndarë në doza gati për shitje, 270 fara kanabisi, 6 kubikë në të cilat kishte kultivuar fara kanabis dhe municion luftarak.

25 Maj 2025, 10:37 Nga M.L
U arrestua pasi i vodhi çantën një qytetari/ 32-vjeçarit
Foto ilustruese

DIBËR- Një 32-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi akuzohet se i vodhi çantën një qytetari, brenda së cilës kishte një shumë parash në euro. Mësohet se gjatë kontrollit policor në banesën e Sajmir Bitrit, autorit të kësaj vepre, policia ka gjetur e sekuestruar një sasi lënde narkotike kanabis të ndarë në doza gati për shitje, 270 fara kanabisi, 6 kubikë në të cilat kishte kultivuar fara kanabis dhe municion luftarak. 

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të DVP Dibër, pas marrjes së njoftimit se shtetasit M.B., i kishin vjedhur çantën brenda së cilës kishte një shumë parash (në euro dhe në lekë) organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Përsëritësi”, bazuar në inteligjencën policore dhe veprimet e shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasi S.B., 32 vjeç, banues në fshatin Laças, Dibër, i dënuar më parë për vjedhje.

Gjatë kontrollit të banesës së 32-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza gati për shitje, 270 fara kanabisi, 6 kubikë në të cilat kishte kultivuar fara kanabis dhe municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.

policia e dibres sajmir bitri

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Maj 2025, 07:28 N.F

Menaxhimi i hekurudhave nga privati

Foto ilustruese TIRANË- Qeveria “del” në tregun ndërkombëtar  për trenat dhe kompaninë private që do t&...