Aktualitet

Gjatë çmontimit, bolieri shkëputet dhe i bie në kokë/ Humb jetën tragjikisht 52-vjeçari në Tiranë

Por gjatë punës bolieri është shkëputur duke i shkaktuar dëmtime në kokë shtetasit dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

25 Maj 2025, 11:53 Nga M.L
Gjatë çmontimit, bolieri shkëputet dhe i bie në kokë/
Foto ilustruese

TIRANË- Një 52-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht këtë mesditë në kryeqytet. Mësohet se i ndjeri me iniciale B.H ishte duke punuar në banesën e një tjetër personi për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujit. Por gjatë punës bolieri është shkëputur duke i shkaktuar dëmtime në kokë shtetasit dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 24.05.2025, në rrugën “Myslym Shyri” duke punuar në banesën e shtetasit F. H.,për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujit, gjatë punës bolieri është shkëputur duke i shkaktuar dëmtime në kokë shtetasit B. H., 52 vjeç, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital. Nga specialistët e Komisariatit Nr. 2 janë kryer veprimet e para hetimore dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësimin e mëtejshëm të rastit.

tirane

Sondazh

Poll