Aktualitet

Përfshihet nga flakët "Land Roveri" në aksin Fier-Lushnje, shpëtojnë në kohë shoferi dhe pasagjeri, shkak dyshohet një defekt në motorin e mjetit

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Vajkan”. Mjeti tip “Land Rover” mësohet se është përfshirë nga flakët gjatë ecjes.

25 Maj 2025, 09:16 Nga N.F
Përfshihet nga flakët "Land Roveri" në aksin
Makina duke u djegur

LUSHNJE- Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Lushnje. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Vajkan”. Mjeti tip “Land Rover” mësohet se është përfshirë nga flakët gjatë ecjes. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar.

Shoferi dhe pasagjeri kanë mundur të dalin në kohë nga makina, e cila është shkrumbuar. Shkak i zjarri dyshohet të jetë bërë një defekt në motor. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve. E pranishme është edhe policia me grupin hetimor për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.

 

perfshihet nga flaket makina

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Maj 2025, 07:28 N.F

Menaxhimi i hekurudhave nga privati

Foto ilustruese TIRANË- Qeveria “del” në tregun ndërkombëtar  për trenat dhe kompaninë private që do t&...