Aktualitet

Qëlloi me armë zjarri në Prishtinë, nga të shtënat u dëmtua një mjet, vihet në pranga autori

Arrestimi i tij ka ardhur pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në Shkabaj të Prishtinës.

25 Maj 2025, 09:35 Nga N.F
Qëlloi me armë zjarri në Prishtinë, nga të shtënat
Foto ilustruese

PRISHTINË- Një person është vënë në pranga nga autoritetet në Kosovë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në Shkabaj të Prishtinës. Ngjarja ka ndodhur dje ndërsa polici njofton se në vendin e ngjarjes është gjetur një makinë e dëmtuar dhe një gëzhojë.

“Shkabaj, Prishtinë 24.05.2025-12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri. Njësiti policor në vendin e ngjarjes , kanë  hasur në një veturë të dëmtuar pronë e ankuesit mashkull kosovar, ku kanë gjetur një gëzhojë e cila është konfiskuar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

te shtena ne prishtine

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Maj 2025, 07:28 N.F

Menaxhimi i hekurudhave nga privati

Foto ilustruese TIRANË- Qeveria “del” në tregun ndërkombëtar  për trenat dhe kompaninë private që do t&...