Aktualitet

“Defender Europe 2025” nis sot, Kosova dhe Shqipëria ndër 18 shtetet mikpritëse të stërvitjes më të madhe ushtarake

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se ky është një hap i rëndësishëm për forcimin e partneritetit dhe bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

25 Maj 2025, 09:48 Nga N.F
“Defender Europe 2025” nis sot, Kosova dhe Shqipëria ndër
Foto ilustruese

KOSOVË- Stërvitja më e madhe ushtarake në Evropë, “Defender Europe 2025” do të nis sot me pjesëmarrjen e mbi 25,000 ushtarëve nga 29 shtete aleate dhe partnere të NATO-s. Kosova dhe Shqipëria janë mikpritëse të kësaj stërvitjeje i cili do të zhvillohet deri më 6 qershor.

Në Kosovë, Komanda e Divizionit të 28-të e Këmbësorisë së Ushtrisë Amerikane do të vendoset në Aeroportin e Gjakovës, nga ku do të drejtohen të gjitha aktivitetet ushtarake në rajonin e Ballkanit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se ky është një hap i rëndësishëm për forcimin e partneritetit dhe bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Ai ka shprehur krenarinë që Kosova është një nga 18 shtetet nikoqire të këtij ushtrimi të madh ushtarak.

Ministri në i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci  tha se ky është ushtrimi më i madh ndërkombëtar i drejtuar nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Afrikë.

“Forca e Sigurisë së Kosovës pjesëmarrëse në ushtrimin më të madh ndërkombëtar të drejtuar nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Afrikë”, shkroi Maqedonci.

Këto ushtrime zhvillohen në 18 shtete, përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Bullgarinë, Kroacinë, Çekinë, Finlandën, Greqinë, Hungarinë, Letoninë, Lituaninë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Norvegjinë, Poloninë, Rumaninë, Sllovakinë, Slloveninë dhe Suedinë.

Ky ushtrim ka për qëllim të testojë aftësitë e dislokueshmërisë dhe ndërveprueshmërisë të forcave të NATO-s dhe partnerëve të saj, si dhe të përmirësojë gatishmërinë për reagimin ndaj krizave në rajon

defender europe 2025 kosova shqiperia

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Maj 2025, 07:28 N.F

Menaxhimi i hekurudhave nga privati

Foto ilustruese TIRANË- Qeveria “del” në tregun ndërkombëtar  për trenat dhe kompaninë private që do t&...