Aktualitet

Publikoi videon e Lefter Allës duke thithur kokainë, Artan Hoxhën e thërrasin në Polici, Fevziu: Të çoj unë, ta kam marr

22 Janar 2020, 21:39 Nga DOSJA
Publikoi videon e Lefter Allës duke thithur kokainë, Artan Hoxhën

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha është kërkuar që të deponojë në Polici teksa ishte në emisionin “Opinion” duke folur për videon e publikuar të kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla duke marrë kokainë.

Teksa Artan Hoxha fliste për videon, moderatori Blendi Fevziu e ndërpret dhe e njofton se zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda, e cila gjithashtu ishte në një studio televizive, që të jepte provat e tij në Polici. 

Pjesë nga emisioni:

FEVZIU: Më thonë që zv.ministri i Brendshëm ka kërkuar që ju të paraqiteni në Polici tani në ABC (Abcnews). Të çoj unë mbrapa! Se ta kam marrë dorën sa në Prokurori, sa në Polici.

Artan HOXHA: Është më kollaj të më çojnë mua atje se të marrin atë. Kjo është më kollaj, si puna e atij avionit me drogë. Është më kollaj të marrësh atë gazetarin hetoje, trysnoje sesa të bësh hetime. Unë prej një reagim nga ai që drejton këtë vend.

Pasi e paralajmëroi në emisionin “Opinion”, gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar videon e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla duke konsumuar ‘kokainë’. Pas publikimit të pamjeve, një reagim i menjëherëshëm ka ardhur nga Alla, i cili e ka cilësuar videon si montazh duke pretenduar se i është bërë edhe presion nga grupet kriminale. Ndërsa PD ka kërkuar dorëheqjen e tij.

Ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga socialistët. Në fakt, konsumimi i lëndëve narkotike nuk e pengon Allën të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut, por vlen të theksojmë një nga kërkesat e hershme të opozitës për të përfshirë testin e drogës, bashkëngjitur formularit të dekriminalizimit. Lëndët narkotike, të cilit do lloj qofshin ato, janë substanca psikotrope, e si të tilla, ato kanë ndikim mbi Sistemin Nervor Qendror.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha thirret ne polici kryebashkiaku merr droge lefter alla merr kokaine pd kërkon shkarkimin e alles artan hoxha thirret ne polici kryebashkiaku merr droge lefter alla merr kokaine pd kërkon shkarkimin e alles

Sondazh

Poll