Bota

Presidenti serb mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare/ Në fokus të diskutimeve situata e serbëve të Kosovës dhe Bosnjës

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, tha se u diskutua edhe për lidhur me një dokument të hartuar nga Gjermania dhe Franca, që ka të bëjë me Republikën Serbe dhe Bosnjën dhe Hercegovinën.

22 Maj 2025, 19:55 Nga E. D
Presidenti serb mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare/ Në
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka mbledhur këtë të enjte këshillin e Sigurisë Kombëtare, ku mësohet se u diskutua për situatën e sigurisë në rajon. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, tha se u diskutua edhe për lidhur me një dokument të hartuar nga Gjermania dhe Franca, që ka të bëjë me Republikën Serbe dhe Bosnjën dhe Hercegovinën. Sa i përket Kosovës, zyrtari sqaroi se u diskutua lidhur me problematikat e ndryshme që kalojnë serbët në Kosovë.

“Ky dokument e ndërlikon pozicionin e Republikës Srpska. Seanca përcaktoi udhëzime, caktoi detyra dhe dha udhëzime se si Serbia do ta trajtojë këtë. Ne jemi dëshmitarë çdo ditë, pa precedent, të zbatimit të hapave të njëanshëm që kërcënojnë pakicat, në këtë rast serbët”, tha Shefi i shtabit të forcave të armatosura.

serbi aleksander vucic

Sondazh

Poll