Bota

Të shtëna me armë zjarri jashtë selisë së CIA-s në SHBA, plagoset një person

Konktetisht incidenti ndodhi jashtë objektit të CIA-s në Langley dhe rezultoi në plagosjen e një personi.

22 Maj 2025, 15:19 Nga M.B
Të shtëna me armë zjarri jashtë selisë së CIA-s
Foto ilustruese

SHBA- Në incident është regjistruar në SHBA nga ku raportohet se rojet e sigurisë në selinë e CIA-s në Virginia hapën zjarr këtë të enjte jashtë ambienteve institucionit.

Sipas mediave të huaja, CIA e përshkroi ngjarjen si një “incident sigurie”. Konktetisht incidenti ndodhi jashtë objektit të CIA-s në Langley dhe rezultoi në plagosjen e një personi.

Incidenti ndodhi vetëm disa orë pasi dy punonjës të ambasadës izraelite , Yaron Lisinsky dhe Sarah Milgrim, u qëlluan për vdekje jashtë Muzeut Hebraik në Uashington. Momentalisht nuk ka asnjë indikacion se dy incidentet janë të lidhura me njëra-tjetrën.

cia shba

Sondazh

Poll