Bota

Vrasja e dy izraelitëve në ambasadën në Uashington/ Trump bisedë telefonike me Netanyahu

Benyamin Netanyahu pati një bisedë telefonike me Presidentin Donald Trump, i cili shprehu ngushëllime të thella për vrasjet e tmerrshme të dy anëtarëve të stafit të ambasadës izraelite në Uashington.

22 Maj 2025, 19:26 Nga E. D
+Vrasja e dy izraelitëve në ambasadën në Uashington/ Trump
Benyamin Netanyahu dhe Donald Trump

SHBA- Dy punonjës të ambasadës izraelite u vranë nga një person i armatosur në Uashington, DC, ndërsa po largoheshin nga një aktivitet jashtë Muzeut Hebraik të mërkurën në mbrëmje. Viktimat, Yaron Lischinsky dhe Sarah Lynn Milgrim, një çift i ri që do të fejoheshin, ishin të përkushtuar për të ndërtuar ura midis arabëve dhe hebrenjve me shpresën e përfundimit të gjakderdhjes në Lindjen e Mesme, sipas njerëzve që i njihnin ata dhe grupeve të avokimit ku ata bënin pjesë.

Benyamin Netanyahu pati një bisedë telefonike me Presidentin Donald Trump, i cili shprehu ngushëllime të thella për vrasjet e tmerrshme të dy anëtarëve të stafit të ambasadës izraelite në Uashington. Lajmin e bëri të ditur zyra e Netanyahut.

“Kryeministri e falënderoi Presidentin për luftën kundër antisemitizmit në SHBA. Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu luftën në Gaza dhe Trump shprehu mbështetjen e tij për qëllimet e Netanyahut: lirimin e pengjeve, eliminimin e Hamasit dhe avancimin e Planit Trump. Përveç nevojës për të parandaluar Iranin të pajiset me armë bërthamore,” thuhet në deklaratë. 

donald trump

Sondazh

Poll