Bota
U vranë me armë zjarri në SHBA, ministria e Jashtme e Izraelit publikon fotot dhe emrat e dy punonjësve të ambasadës izraelite
Ata ishin çift, sipas ambasadorit të Izraelit në SHBA, i cili tha se i riu kishte blerë një unazë këtë javë dhe planifikonte t’i propozonte martesë javën tjetër në Jerusalem.
22 Maj 2025, 13:59
Nga r.ll
viktimat
SHBA- Dy punonjësit e ambasadës izraelite në SHBA, të cilët u vranë nga të shtënat me armë në Uashington DC janë identifikuar nga ministria e jashtme izraelite si Yaron Lischinsky dhe Sarah Lynn Milgrim. Ata ishin çift, sipas ambasadorit të Izraelit në SHBA, i cili tha se i riu kishte blerë një unazë këtë javë dhe planifikonte t’i propozonte martesë javën tjetër në Jerusalem.
Dyshja kishte qenë në një aktivitet të organizuar nga Komiteti Amerikan Hebraik në Muzeun Hebraik të Kryeqytetit. U përshkrua si një mbrëmje kokteji për profesionistët e rinj hebrenj dhe e hapur për komunitetin diplomatik të Uashingtonit. Organizatori thotë se aktiviteti kishte për qëllim të ndihmonte njerëzit në Gaza. Ata u qëlluan për vdekje rreth orës 21:05 sipas orës lokale, ndërsa po largoheshin nga eventi.
Ambasadat izraelite në mbarë botën kanë ulur flamujt e tyre në gjysmështizë në kujtim të viktimave. Kjo vjen pas një njoftimi nga Ministri i Jashtëm Izraelit, Gideon Sa'ar. Ai ka thënë se të shtënat janë rezultat i "nxitjes toksike antisemite kundër Izraelit dhe hebrenjve në mbarë botën" që nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.
vrasje ne shba
Bota
22 Maj 2025, 13:55
r.ll
foto ilustruese
GAZË- Furnizimet me miell dhe ushqim do të fillojnë të mbërrijnë të enjten te disa nga banorët m&eu...
Bota
22 Maj 2025, 12:19
r.ll
george simion
RUMANI- Gjykata më e lartë e Rumanisë të enjten e ka hedhur poshtë si të pabazuar një kërkesë p&...
Bota
22 Maj 2025, 12:13
r.ll
macja
KRETË- Lëkundja e fortë sizmike që goditi mëngjesin e sotëm në Kretë nuk u ndje vetëm nga njerëzit...
Bota
22 Maj 2025, 09:46
N.F
Nenanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi se po forcon masat e sigurisë në misionet diplomatike izraelite në ...
Bota
22 Maj 2025, 09:01
r.ll
taku eto
JAPONI- Kur ministri i Bujqësisë i Japonisë deklaroi se nuk i është dashur kurrë të blejë oriz sepse mb&eu...
Bota
22 Maj 2025, 08:50
r.ll
foto ilustruese
LITUANI- Një nismë ambicioze e Bundeswehr-it (Ushtria gjermane) po merr formë: Dislokimi i rretth 5000 ushtareve dhe ushtar&...
Bota
22 Maj 2025, 08:47
N.F
Orban
BRUKSEL- Eurodeputetët kristianëdemokratë, socialdemokratë, liberalë dhe të gjelbër i kanë bërë nj&...
Bota
22 Maj 2025, 08:39
r.ll
foto nga inspektimet
TURQI- Qeveria e Rexhep Tajip Erdoganit ka nisur një fushatë kombëtare kundër obezitetit në Tu...
Bota
22 Maj 2025, 08:07
r.ll
foto ilustruese
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka shpalosur konceptin për programin e ardhshëm të mbrojtjes ajrore...
Bota
22 Maj 2025, 07:54
r.ll
trump, rubio
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në SHBA. Trump shprehu ngus...