Bota

VIDEO/ Aksident ajror në San Diego në SHBA, aeroplani rrëzohet në një zonë të banuar, përfshihen nga flakët disa banesa dhe makina

Si pasojë e rrëzimit të avionit rreth 15 banesa dhe automjete janë përfshirë nga flakët e zjarrit. Megjithatë ende dihen rrethanat e aksidentit ajror dhe numri i saktë i pasagjerëve që po udhëtonin me avion. Gjithashtu nuk ka ende informacion nëse nga aksidenti ka të plagosur apo të vrarë.

22 Maj 2025, 15:51 Nga E. D
VIDEO/ Aksident ajror në San Diego në SHBA, aeroplani rrëzohet
pamje nga vendngjarja

SHBA- Një aksident ajror është shënuar ditën e sotme në një lagje të San Diegos, duke shkaktuar dëme në shtëpi dhe makina. Siç raportohrt një një aeroplan i vogël pasagjerësh është rrëzuar në një zonë banimi.

Si pasojë e rrëzimit të avionit rreth 15 banesa dhe automjete janë përfshirë nga flakët e zjarrit. Megjithatë ende dihen rrethanat e aksidentit ajror dhe numri i saktë i pasagjerëve që po udhëtonin me avion. Gjithashtu nuk ka ende informacion nëse nga aksidenti ka të plagosur apo të vrarë.

Një ekip kameramanësh nga KFMB-TV, degë e CBS, kapi imazhe të shkatërrimit të lënë pas nga përplasja. Disa shtëpi u dëmtuan rëndë dhe makinat duken përfshira nga flakët.

Departamenti i Policisë së San Diegos ka reaguar në vendngjarje. Ata u bëjnë thirrje njerëzve të shmangin zonën ndërsa ekipet punojnë për të pastruar mbeturinat. Nuk është e qartë se sa persona ishin brenda aeroplanit ose nëse dikush është lënduar gjatë rrëzimit. 

aksident ajrore ne shba

Sondazh

Poll