Aktualitet

Dosja 5D/ GJKKO rrëzon kërkesën e disa prej të pandehurve për veçim të çështjes penale, grupi do të gjykohet së bashku

Avokatja e ish-drejtorit të bashkisë Tiranë, Taulant Tushes, ka kërkuar veçimin e çështjes për klientin e saj, duke argumentuar se provat dhe faktet janë të ndryshme për të pandehurit, bashkë me akuzën. 

22 Maj 2025, 11:54 Nga r.ll
Dosja 5D/ GJKKO rrëzon kërkesën e disa prej të pandehurve
gjkko

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e disa prej të pandehurve të dosjes "5D" për veçim të çështjes penale. Raportohet se avokatja e ish-drejtorit të bashkisë Tiranë, Taulant Tushes, ka kërkuar veçimin e çështjes për klientin e saj, duke argumentuar se provat dhe faktet janë të ndryshme për të pandehurit, bashkë me akuzën.

Të njëjtën kërkesë e kanë bërë edhe avokatët e të pandehurve, Enton Punavija dhe Julian Zanaj dhe Albano Janku. Por GJKKO ka vendosur që të rrëzojë kërkesat dhe që grupi i të pandehurve të gjykohet së bashku pavarësisht veprave penale që janë të ndryshme. 

Më 2 korrik të 2024 SPAK i komunikoi akuzat “korrupsion pasiv” dhe “mosdeklarim të pasurisë” Redian Mollës dhe Mariglen Qatos, ndërsa Taulant Tushes i komunikoi akuzën “shkelje e barazisë në tendera”. Tre ish-drejtorët u arrestuan në muajin mars të vitit të kaluar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”. Ata u lanë në masën “arrest në burg”, ndërsa pesë persona të tjerë në masën “detyrim paraqitje”, konkretisht Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Keçi dhe Englatina Zere.

Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, e cila sipas hetimeve, ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë. Bëhet fjalë për 11 procedura tenderimi në harkun kohor të 6 viteve, nga 2016 deri në 2022. Kompania njihet dhe me dy emra të ndryshëm “Igor Electric” dhe “Vas construcion".

dosja 5d gjkko

Sondazh

Poll