Aktualitet

Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare

Lame ka ndërruar jetë në Gjermani, pas një ndëhyrje të vështirë në zemër dhe raportohet se vdiq pas daljes nga gjendja e komës.

22 Maj 2025, 10:45 Nga r.ll
Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame ndahet nga jeta në moshën
artan lame

TIRANË- Artan Lame është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare. Lame ka ndërruar jetë në Gjermani, pas një ndëhyrje të vështirë në zemër dhe raportohet se vdiq pas daljes nga gjendja e komës.

Ai ka mbajtur poste të larta drejtuese në shtetin shqiptar si zëvendësministër apo drejtor i Agjensisë së Kadastrës dhe Legalizimeve.

Lame ishte publicist, opinionist, studiues i historisë shqiptare dhe një veprimtar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit. I lindur në Tiranë në vitin 1967, me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës, Artan Lame la gjurmë si pjesë e shoqërisë civile dhe si funksionar publik.

artan lame

Sondazh

Poll