Aktualitet

RENEA dhe FNSH ‘blindojnë’ sërish Vlorën dhe Sarandën, kontrollohet çdo makinë në rrugë

22 Janar 2020, 20:53 Nga DOSJA
RENEA dhe FNSH ‘blindojnë’ sërish Vlorën dhe

VLORË- RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë prej ditës së djeshme po vijojnë kontrollet në qytetin e Vlorës, Sarandës dhe në fshatrat përreth. Sipas informacioenve mësohet se aksioni po zhvillohet për të kapur personat që janë në listën e të kërkuarve.

Më tej shtohet se efektivë të drejtorisë vendore të policisë, forcat RENEA dhe FNSH kanë ushtruar kontrolle të mjeteve në qytet, në dalje të qytetit. Burime nga terreni bëjnë me dije se janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po shihet pothuaj çdo makinë.

Kontrollet janë përqëndruar në në hyrjet e akseve rrugore kryesore si rruga Transballkanike, Bulevardi i ri i Vlorës apo Lungomare. ndërkohë mësohet se RENEA dhe FNSH pas Vlorës kanë shkuar në Sarandë, ku kanë zhvilluar kontrolle të shumta në mbrëmje. 

Po sot Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë dhe në fshtatrat e Bashkisë Selenicë, por nuk raportohet ende për asnjë të arrestuar.

Aksioni i RENEA-s ka nisur që pasditen e djeshme, ku gjatë 24 orëve të fundit janë zhvilluar dhe kontrolle në banesa në disa lagje të Vlorës. Aksion i RENEA-s vjen pas arrestimit të  Xhevahir Jonuzi, i dënuar me 25 vite burg për 2 vrasje, u paralajmërua se në vend do të vijonin kontrollet për kapjen e “të rrezikshmëve” të tjerë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni i reneas në vlore kontrolle ne vlore renea ne gjurmet e të shumekerkuarve renea ne vlore aksioni i reneas në vlore kontrolle ne vlore renea ne gjurmet e të shumekerkuarve renea ne vlore

Sondazh

Poll