Aktualitet

‘Provokacja’ në mes të Zvicrës/ Grafiti “Kosova është Serbi” zemëron shqiptarët, kërkojnë me ng

22 Janar 2020, 19:00 Nga DOSJA
‘Provokacja’ në mes të Zvicrës/ Grafiti “Kosova

ZVICËR– Një grafiti në mur ka provokuar komunitetin shqiptar në parkun e Zürcherstrasses në Zvicër. Me shkronja të mëdha dhe të zeza në një mur është shkruar “Kosova është Serbi”.

Grafiti u pikas nga një nxënës shqiptar në Zvicër, Albrim Raduni, i cili është shprehur për mediat vendase: Ky është provokim i pastër. Është një fyerje që ne nuk mund ta anashkalojmë. Kjo duhet të fshihet.

Përveç shkrimit të mësipërm, në anën tjetër të murit është shkruar cirilik “E dua Partizanin” dhe “Varrmihësit” po ashtu në gjuhën serbe pasi këta të fundit janë tifozët e Partizanit.

Shkrimet u zbuluan rastësisht nga Raduni teksa ai kaloi në park, menjëherë ai informoi autoritetet, të cilat premtuan fshirjen e tyre.

“Mbishkrimi është kundër një kombi të plotë dhe e mohon atë. Problemi midis dy vendeve, Serbisë dhe Kosovës është mjaft i madh, dhe nuk është nevoja t’i hidhet benzinë shtesë zjarrit me provokime të tilla, tha Raduni.

E teksa është premtuar se grafitit do të hiqen,ende nuk dihet se kush qëndron pas tyre.

Marrë dhe përkthyer nga 20min.ch

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet parrullat ne zvicer per serbine serbi zvicer parrullat ne zvicer per serbine serbi zvicer

Sondazh

Poll