Aktualitet

Veliaj ka premtuar 24 orë ujë në Tiranë, por ministritë harxhojnë miliona lekë me tenderat për ujin e pijshëm (FOTO)

22 Janar 2020, 19:33 Nga DOSJA
Veliaj ka premtuar 24 orë ujë në Tiranë, por ministritë

TIRANË- Kreu i Bashkisë Erion Veliaj, javët e fundit ka marrë një nismë të re. Pas lëkundjeve të tërmetit, të cilat përveç viktima dhe shtëpive të rrënuaea rrëzuan dhe shumë depozita që ishin mbi pallate. Pikërisht për depozitat, Veliaj ka marrë vendim dhe ka dhënë urdhër që të hiqen sa më parë. Banorët janë shprehur kundër, pasi në Tiranë nuk ka 24 orë ujë në ditë dhe ata do të mbetet pa ujë për orë me radhë nëse depozitat do hiqen nga tarracat e pallateve. Por nga ana e tij kreu i Bashkisë është i bindur në vendimin e tij dhe shumë pallate kanë filluar që të heqin depozitat.

Por nëse kthehemi disa vite në kohë, kujtojmë një premtim të Veliajt, i cili pasi rriti çmimin e ujit premtoi se në Tiranë do kishte 24 orë në ditë ujë të pijshëm në të gjithë çezmat. Kanë kaluar gati 4 vite, por uji ende nuk shihet në çezma.

Sot Dosja.al gjatë një vëzhgimi që në dyert e ministrisë së Financave ishte parkuar një kamion, i një prej kompanive që tregtojnë ujë të ambalazhuar. Siç shihet dhe në foto, një punonjës i kësaj kompanie nxjerr prej ministrisë disa bidona bosh, e më pas i fut në kampion.

Për të furnizuar me ujë të gjithë institucionin, ministria e Financave ka zhvilluar një tender i cili ka kushtuar miliona lekë dhe nëse do kishte 24 orë ujë në ditë këto para do ishin kursyer nga xhepat e qytetarëve. Por me këtë situatë xhepat e qytetarëve zbrazen dy herë, një herë për tenderat eujit dhe njëherë për rritjen e çmimit të ujit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 24 ore uje ne tirane ministria e financave premtimi i pambajtur i erion veliajt tendera per ujin uji i pijshem 24 ore uje ne tirane ministria e financave premtimi i pambajtur i erion veliajt tendera per ujin uji i pijshem

Sondazh

Poll