Politike

Kaja Kallas nis turneun në Ballkan, sot takime në Kosovë, detaje nga axhenda

Në njoftimin për media të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë bëhet e ditur se Kallas do të takohet me përfaqësues të partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile.

22 Maj 2025, 08:06 Nga N.F
Kaja Kallas nis turneun në Ballkan, sot takime në Kosovë, detaje
Kaja Kallas

KOSOVË- Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, njëherësh nënkryetare e Komisionit Evropian, Kaja Kallas do të jetë për një tur vizitash në Ballkan. Kallas do të jetë në Kosovë sot për të zhvilluar takime.

Në njoftimin për media të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë bëhet e ditur se Kallas do të takohet me përfaqësues të partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile. Po ashtu është bërë e ditur se Kallas do të vizitojë Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe do të takohet me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani.

Kallas do të mbajë edhe një konferencë për media të enjten në ora 15:45. Shefja e diplomacisë së BE-së para vizitës në Ballkan, ka shkruar edhe në platformën X ku theksoi se dialogu Beograd-Prishtinë është një domosdoshmëri për të ecur përpara.

“Do të vizitoj Serbinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut në dy ditët e ardhshme dhe do të angazhohem me qeveritë dhe shoqërinë civile në rrugën e tyre drejt BE-së. Dialogu Beograd-Prishtinë është një domosdoshmëri për të ecur përpara. Tani është koha për t’u riangazhuar”, tha ajo mbrëmë.

kosove kaja kallas

Sondazh

Poll