21 Maj 2025, 19:38
Nga E. D
pamje nga takimi
SARAJEVË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Bosnjë-Hercegovinë, ku mbajti takime dypalëshe me përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore dhe rajonale dhe mori pjesë në disa aktivitete.
Hasani u mikprit nga homologu Elmedin Konaković, me të cilin nënvizoi se ka ardhur tashmë koha për të thelluar dialogun politik mes dy vendeve tona dhe për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë.
Ministri Hasani u shpreh se Shqipëria mbetet thellësisht e angazhuar për një të ardhme ku vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ndahen më nga historia, por bashkohen nga shpresa, dhe ku Tirana e Sarajeva vazhdojnë të qëndrojnë krah për krah për një rajon të paqtë, evropian dhe të begatë. Gjatë kësaj vizite u inaugurua edhe Ambasada e Shqipërisë në Sarajevë, e cila u rihap pas afro 10 vitesh.
“Ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e partneritetit dhe miqësisë mes Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës,” theksoi Ministri Hasani.
Në këtë inaugurim, Ministri Hasani u takua gjithashtu edhe me ushtarakët tanë që shërbejnë me nder në Misionin EUFOR Althea në Bosnjë-Hercegovinë, të cilëve iu shprehu falënderim për kontributin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë.
Ministri Hasani mori pjesë gjithashtu në Forumin e Biznesit të Sarajevës 2025, si pjesë e panelit me fokus rolin e politikave qeveritare në promovimin e rritjes së biznesit. Në fjalën e tij, ai theksoi disa prej reformave të thella që Shqipëria ka ndërmarrë për të nxitur rritjen ekonomike në fusha si sundimi i ligjit, klima e biznesit, diversifikimi i energjisë dhe qeverisja digjitale.
Duke folur për bashkëpunimin rajonal, ai theksoi se ky nuk është më një zgjedhje, por një domosdoshmëri për të përballuar sfidat, për të tërhequr investime të duhura dhe per të siguruar të ardhmen e përbashkët evropiane.
Gjatë qëndrimit në Sarajevë, Ministri Hasani zhvilloi gjithashtu takime me Kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, znj. Borjana Krišto, dhe me përfaqësues të Asamblesë Parlamentare të Bosnjë-Hercegovinës. Ai vizitoi gjithashtu Memorialin e Fëmijëve të Vrarë gjatë Rrethimit të Sarajevës (1992–1995).
igli hasani
Politike
21 Maj 2025, 19:25
E. D
Thilo Schroeter
TIRANË- Zëvendës-ambasador i Gjermanisë në Shqipëri, Thilo Schroeter, ka deklaruar se në Shqi...
Politike
21 Maj 2025, 14:40
N.F
Osmani
KOSOVË- Prokuroria Speciale ka reaguar në lidhje me kërcënimet që janë dërguar ndaj presidentes së Kosov&eum...
Politike
21 Maj 2025, 13:47
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama për ndërhyrje dhe kërcënime ndaj deputetëve soc...
Politike
21 Maj 2025, 13:41
I.A
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar zgjedhjet e 11 majt, duke i cilësuar ato si një "farsë elektorale" dhe...
Politike
21 Maj 2025, 13:19
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, ka deklaruar se PD-ja nuk do të pranojë zgjedhje të tilla si ato të 11 majit.&nbs...
Politike
21 Maj 2025, 13:17
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar operacionin Ura ditën e sotme mes Shqipërisë dhe Italisë, ku u shkat&...
Politike
21 Maj 2025, 12:35
I.A
Sali Berisha
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar ashpër qeverinë dhe strukturat e saj për manipulimin e zgjedhjeve t&eu...
Politike
21 Maj 2025, 13:07
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë më gazetar&eu...
Politike
21 Maj 2025, 13:00
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë më gazetarët ka fol...
Politike
21 Maj 2025, 12:55
N.F
Kaja Kallas
KOSOVË- Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, do ta vi...