21 Maj 2025, 14:40
Nga N.F
Osmani
KOSOVË- Prokuroria Speciale ka reaguar në lidhje me kërcënimet që janë dërguar ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Prokuroria Speciale ka bërë me dije se e ka autorizuar njësinë përkatëse të Policisë së Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për identifikimin e personave që kanë kërcënuar me jetë Osmanin.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka pranuar informacion nga Policia e Kosovës lidhur me rastin konkret. Në kuadër të kësaj ka autorizuar Njësinë përkatëse të policisë që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me identifikimin dhe zbulimin e kryerësve të mundshëm të veprës penale,” thuhet në reagim.
Të hënën është bërë e ditur se në emailin zyrtar të Presidencës, një llogari e quajtur “Rrap Tap” ka kërcënuar me jetë presidenten Osmani. Bekim Kupina, këshilltar i Osmanit, ka konfirmuar se e-maili është dërguar në adresën zyrtare të institucionit.
Bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Prindon Sadriu dje ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke përmendur dhjetëra kërcënime të përsëritura dhe të drejtpërdrejta me jetë ndaj Vjosa Osmanit dhe anëtarëve të familjes së saj.
Sadriu përmes një postimi në "Facebook" shkruan se kërcënimet nuk janë të rastësishme dhe të izoluara, por të vazhdueshme. Ai theksoi se këto kërcënime janë bërë nga profile anonime, por edhe nga individë publikë me emër e mbiemër.
Sadriu i cilëson këto si thirrje të hapura për dhunë, që nuk targetojnë vetëm individin, por vetë institucionin e Presidentes së Republikës. Ai thekson se përveç kërcënimeve, janë shfaqur edhe shpifje të fabrikuara, të cilat kanë për qëllim të nxisin urrejtje dhe të krijojnë një klimë ku dhuna perceptohet si e justifikuar.
Në reagimin e tij, ai kritikon ashpër mungesën e reagimit institucional ndaj këtyre kërcënimeve. Sadriu e cilëson heshtjen e institucioneve si bashkëfajësi, duke paralajmëruar se kjo situatë paraqet rrezik serioz jo vetëm për sigurinë e Presidentes dhe familjes së saj, por edhe për vetë stabilitetin institucional.
vjosa osmani prokuroria speciale policia
Politike
21 Maj 2025, 13:47
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama për ndërhyrje dhe kërcënime ndaj deputetëve soc...
Politike
21 Maj 2025, 13:41
I.A
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar zgjedhjet e 11 majt, duke i cilësuar ato si një "farsë elektorale" dhe...
Politike
21 Maj 2025, 13:19
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, ka deklaruar se PD-ja nuk do të pranojë zgjedhje të tilla si ato të 11 majit.&nbs...
Politike
21 Maj 2025, 13:17
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar operacionin Ura ditën e sotme mes Shqipërisë dhe Italisë, ku u shkat&...
Politike
21 Maj 2025, 12:35
I.A
Sali Berisha
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar ashpër qeverinë dhe strukturat e saj për manipulimin e zgjedhjeve t&eu...
Politike
21 Maj 2025, 13:07
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë më gazetar&eu...
Politike
21 Maj 2025, 13:00
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë më gazetarët ka fol...
Politike
21 Maj 2025, 12:55
N.F
Kaja Kallas
KOSOVË- Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, do ta vi...
Politike
21 Maj 2025, 12:48
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Për të 19-tën herë në Kuvendin e Kosovës, edhe sot ka dështuar konstituimi i përb...
Politike
21 Maj 2025, 12:21
I.A
TIRANË- Kryeprokurori i Barit ka zbërthyer skemën se si shpërndahej droga dhe paratë mes Italisë dhe Shqipërisë. ...