Politike

Sondazhet e zgjedhjeve/ Ola Xama: Marzhi i gabimit është më i lartë, duhet të matet me përqindje dhe jo pikë përqindje

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Xama shkruan se në analizat që u bëhen sondazheve të zgjedhjeve, diferenca bëhet me përqindje dhe jo me pikë përqindje.

21 Maj 2025, 22:50 Nga E.d

Sondazhet e zgjedhjeve/ Ola Xama: Marzhi i gabimit është më i

TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka shpjeguar gabimet që bëhen me analizat e sondazheve të zgjedhjeve dhe rezultatin e tyre. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Xama shkruan se në analizat që u bëhen sondazheve të zgjedhjeve, diferenca bëhet me përqindje dhe jo me pikë përqindje. Sipas Xamës, niveli i gabimit të sondazheve është më i lartë se sa tregohet, për shkak se matja bëhet gabim. 

Postimi i Ola Xamës:

Në analizat që u bëhen sondazheve të zgjedhjeve ndesh shpesh një gabim konceptual në artikulim, kur bëhet krahasimi i diferencës së vlerës apo përqindjes së raportuar me rezultatin e marrë në zgjedhje.

Diferenca shprehet në përqindje dhe jo në pikë përqindje. Çfarë do të thotë kjo?
Në rastin që Partia Socialiste rezulton të ketë marrë 52.14% të votave brenda vendit sipas tabelës së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe sondazhi e ka parashikuar që merr 50.2%, marzhi i gabimit vlerësohet në 1.94%. Në fakt marzhi i gabimit është 1.94 pikë përqindje, ose 3.7%.
Po të bëhet krahasimi për matjen e votuesve të Partinë Mundësia dhe Shqipëria Bëhet, marzhi i gabimit po të matet në përqindje dhe jo në pikë përqindje, del shumë herë më i lartë.
Sondazhi ka parashikuar 6% të votave për Partinë Mundësia, e cila rezulton të ketë marrë 3.06% të tyre. Marzhi i gabimit vlerësohet të jetë 2.94% - kur në fakt është 2.94 pikë përqindje ose 79 përqind! Për Shqipëria Bëhet marzhi i gabimit nëse do të shprehej në përqindje është 90% mbivlerësim, për Lëvizjen Bashkë 27% nënvlerësim, për PSD 17% nënvlerësim, ndërsa për Partinë Demokratike diferenca është 1% nënvlerësim.
*Konsultimi është bërë me shifrat e sondazhit Barometër. Matja e marzhit të gabimit bëhet në pikë përqindje dhe duhet të shprehet në pikë përqindje.

ola xama

Sondazh

Poll