Sport

Vidhet para finales së madhe trofeu i Ligës së Kampionëve për femra…

Burra me kapuç hynë me forcë në garazhin e "José Albalade" dhe vodhën trofeun e Ligës së Kampionëve për femra

21 Maj 2025, 15:22 Nga DOSJA
Vidhet para finales së madhe trofeu i Ligës së Kampionëve

PORTUGALI - Një incident i pabesueshëm ndodhi në stadiumin "Jose Alvalade" në Lisbonë, pak ditë para se të zhvillohej atje finalja e Ligës së Kampionëve për femra midis Arsenalit dhe Barcelonës. 

Trofeu i turneut u vodh të shtunën në mbrëmje (17/5), ndërsa Sporting po festonte fitimin e kampionatit të 21-të me një fitore 2-0 ndaj Guimarães. 

Sipas raportit zyrtar nga policia portugeze, një grup individësh të panjohur me kapuçë shkelën njërën nga portat e stadiumit dhe arritën të hynin në garazhin nëntokësor, ku mbahej trofeu, së bashku me pajisjet e UEFA-s.

Incidenti u zbulua vetëm të nesërmen në mëngjes, ndërsa vjedhja shkaktoi tronditje tek autoritetet dhe shqetësim të madh tek organizatorët, pasi në stadium po respektoheshin masa të rrepta sigurie në prag të finales së Kampionatit Evropian.

Policia, pas një operacioni që ndërmori, arriti të gjente trofeun e vjedhur dhe ta kthente atë shëndoshë e mirë në duart e autoritetit organizator.

Në total, janë identifikuar 13 të dyshuar, ndërsa hetimi vazhdon për të identifikuar të tjerë të përfshirë. Duhet theksuar se sendet e tjera të vjedhura nuk janë gjetur ende.

Vlen të përmendet se mënyra se si u gjet trofeu nuk është bërë e ditur, ndërsa autoritetet po mbajnë një profil të ulët në lidhje me detajet e operacionit. E vetmja gjë e sigurt është se Lisbona do të mbetet nën... mikroskopin e UEFA-s derisa të sigurohet plotësisht zhvillimi i qetë i finales.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll