Aktualitet

Në kuadër të operacionit "Ura", Ekil Nderjakut i komunikohet masa tjetër sigurie në qeli

Nderjaku është një prej 6 të akuzuarve për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar gjatë harkut kohor 04.09.2020 – 30.01.2021.

21 Maj 2025, 14:51 Nga r.ll

Në kuadër të operacionit "Ura", Ekil Nderjakut i

TIRANË- Ekil Nderjaku është një tjetër person, të cilit masa e sigurisë "arrest me burg" në kuadër të operacionit "Ura", i është komunikuar në qeli. 

Nderjaku është një prej 6 të akuzuarve për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar gjatë harkut kohor 04.09.2020 – 30.01.2021. Nderjaku akuzohet se ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të eliminuar Mitri Priftin në periudhën 4 tetor 2020 deri në 30 janar 2021.

Në kuadër të operacionit "Ura" është caktuar masë sigurie edhe për ish-efektivin e RENEA-s, Altin Morinën. Ky i fundit akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës në bashkëpunim me Ekil Nderjakun.

ekil nderjaku operacion ura

Sondazh

Poll