Aktualitet

DETAJE nga operacioni URA/ Mes tyre dhe një televizion, kush është TV në Vlorë që iu vendos sekuestro

Mësohet se deri më tani nga operacioni janë sekuestruar 3 milion euro në para cash, ndërkohë që janë bllokuar dhe disa kompani. 

21 Maj 2025, 13:21 Nga I.A
DETAJE nga operacioni URA/ Mes tyre dhe një televizion,
Vlora Cable

VLORË- Detaje të reja kanë dalë nga operacioni Ura ditën e sotme mes Shqipërisë dhe Italisë. Mësohet se deri më tani nga operacioni janë sekuestruar 3 milion euro në para cash, ndërkohë që janë bllokuar dhe disa kompani. 

Mes kompanive që janë sekuestruar është edhe një televizion në Vlorë në pronësi të Nexhmedin Danajt. Vlora Cable është vënë nën sekuestro së bashku me një tjetër biznes të Danajt që është 'Dubai Inn'. 

Urdhrat u lëshuan nga Gjyqtari për Hetimet Paraprake të Barit dhe nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO). Operacioni u nis nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Barit dhe SPAK , me koordinimin e Eurojust (Hagë) dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës.

Urdhra për sekuestrimin e aseteve u ekzekutuan gjithashtu në Shqipëri dhe Itali, në lidhje me pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, me vlerë prej disa milionë eurosh. Hetimet janë pjesë e një projekti më të gjerë hetimor të DDA-së së Barit dhe SPAK-ut që synon luftimin e trafikut të pandërprerë ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës, të menaxhuar nga organizatat kriminale shqiptare, të cilat lëvizin sasi të mëdha heroine dhe kokaine midis Ballkanit, Evropës Veriore dhe Puglias.

dubai inn vlora cable operacioni ura nexhmedin danaj

Sondazh

Poll