21 Maj 2025, 13:42
Nga r.ll
ilir beqaj
TIRANË- Ish- ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka dhënë dëshminë e tij në seancën gjyqësore të dosjes "Sterilizimi", ku është shprehur se kjo nuk është çëështja e Sterilizimit. Sipas tij, "Sterilizimi" është një nga 6 komponentët e kontratës.
Beqaj është shprehur më tëj se kësaj dosje nuk duhen t'i referohen si e "Ilir Beqajt dhe të tjerët", ndërsa ka theksuar se synon pafajësinë dhe se kjo është anormale. Ish-ministri ka thënë po ashtu se vendimi i datës 23 janar 2025 përmban të dhëna dhe informacione të rreme, dhe se procedimi penal ndaj tij nuk duhej të kishte nisur.
"Sa i takon komunikimit publik, kjo nuk është çështja e Sterilizimit, as kontratë e Sterilizimit dhe as koncesion i Sterilizimit. Kjo nuk përmendet as në titullin e kontratës. Sterilizimi është vetëm një nga 6 komponentët e kontratës. Kjo është çështje e instrumenteve kirurgjikale. E dyta, i referohen dosjes “Ilir Beqaj dhe të tjerët”. Unë jam i fundit në kërkesën e gjykatës. Pse duhet të thuhet “Ilir Beqaj dhe të tjerët”. Këta të tjerët i bie sikur janë këtu prej meje. Unë synoj pafajësinë dhe kjo është nominale.
Së treti, e kam për avokatin Maks Haxhia, si drejtues të Dhomës së Avokatisë. Avokati kryesisht i caktuar nga gjykata për dy javë tha se është i gatshëm për mbrojtjen, pa e lexuar dhe pa më takuar mua ndonjëherë. Unë i kam parë edhe komentet e Maks Haxhiajt për SPAK-un. Do të doja të informohem nga gjykata, kur ka ardhur avokati kryesisht të njihet me dosjen time?
Vendimi i datës 23.1.25 përmban të dhëna dhe informacione të rreme. Procedimi ndaj meje nuk duhet të kishte nisur, pasi i njëjti fakt penal është hetuar nga Prokuroria e Tiranës dhe ajo prokurori e ka pushuar çështjen. Në vendimin e gjyqtares paraprake përmendet 15 herë neni i kodit penal, që flet për armëmbajtjen pa leje. Se ç’lidhje kam unë me këtë, nuk e di," është shprehur Beqaj.
Ish-ministri, Ilir Beqaj është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim. Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim. Hetimi SPAK është kryer për koncesionin “shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, në kohën kur Beqaj drejtonte ministrinë e Bujqësisë. Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar. Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit.
ilir beqaj dosja sterilizimi
Aktualitet
21 Maj 2025, 13:33
r.ll
BERAT- Detaje të reja jane zbardhur lidhur me operacionin e zhvilluar në Berat me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Pjes&...
Aktualitet
21 Maj 2025, 13:31
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ndonëse numri i mjeteve po shtohet dhe popullsia është reduktuar, sërish Shqipëria mbetet një nd...
Aktualitet
21 Maj 2025, 13:21
I.A
Vlora Cable
VLORË- Detaje të reja kanë dalë nga operacioni Ura ditën e sotme mes Shqipërisë dhe Italisë. ...
Aktualitet
21 Maj 2025, 12:49
I.A
Foto nga operacioni
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë ditën e sotme nga operacioni Ura mes Shqipërisë dhe Italis&eum...
Aktualitet
21 Maj 2025, 12:44
r.ll
dumani
TIRANË-Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani u pyet sot nga mediat se përse u la data e operacionit antidrogë pas 11 majit. Në p&eu...
Aktualitet
21 Maj 2025, 12:35
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Emrat e disa prej personave të përfshirë ne grupin kriminal të shpërndarjes së drogës ...
Aktualitet
21 Maj 2025, 12:36
N.F
Michele Carbone
TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm italian, Michele Carbone gjatë fjalës së tij ka folur në lidhje me bash...
Aktualitet
21 Maj 2025, 12:33
r.ll
ilir proda
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda tha sot se policia është përfshirë...
Aktualitet
21 Maj 2025, 12:09
r.ll
altin dumani
TIRANË- Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani tha sot në daljen për media se grupi kriminal i goditur në Shqipëri, klas...
Aktualitet
21 Maj 2025, 12:11
I.A
Vladimir Mara
TIRANË- Prokurori i SPAK Vladimir Mara ka dhënë detaje nga shkatërrimi i grupit kriminal që vepronte mes Shqip&...