Aktualitet

Një 33-vjeçar përfundoi në pranga! Detaje nga operacioni me urdhër të SPAK në Berat, u shtruan kontrolle në banesat e 4 të dyshuarve për trafik droge në Belgjikë

Sipas raportimeve, tre kontrolle u ushtruan në 3 famlije me mbiemër Zeneli (2 vëllezër dhe një kushëri), por nuk u gjet asgjë e kundërligjshme.

21 Maj 2025, 13:33 Nga r.ll

Një 33-vjeçar përfundoi në pranga! Detaje nga operacioni

BERAT- Detaje të reja jane zbardhur lidhur me operacionin e zhvilluar në Berat me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Pjesë e këtij operacioni ishin agjentë të BKH-së dhe oficerë policie të shtetit belg, të cilët një natë më parë kanë kryer kontrolle në 4 banesa në Kuçovë.

Sipas raportimeve, tre kontrolle u ushtruan në 3 famlije me mbiemër Zeneli (2 vëllezër dhe një kushëri), por nuk u gjet asgjë e kundërligjshme. Në kontrollin e katërt në banesën e shtetasit Hyda Vila në lagjen “11 Janari”, agjentët gjetën dhe sekuestruan 1 kartë identiteti greke, 1 leje drejtimi për automjet greke, të dyshuara false, si dhe 1 elektroshok dhe disa fishekë arme gjahu. 33-vjeçari u vu në pranga nga policia.

Raportohet se letërporositë e ardhuraa nga Belgjika për këta persona kishin për synim verifikimin e pasurive të tyre. Ndërkohë kontrollet në banesa për gjetjen e sendeve të kundraligjshme apo shuma parash të përfituara nga aktivitetet kriminale, janë kryer pasi në shtetin belg dyshohet se kanë ushtruar aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike.

spak ne berat hyda vila

Sondazh

Poll