Politike

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha: Nesër do u paraqes listën e plotë të të gjitha dokumenteve të dhunuara barbarisht nga narkoshteti

Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se dora e krimit ka ndikuar drejtpërdrejt në votat e diasporës, veçanërisht në Greqi dhe Itali.

21 Maj 2025, 12:35 Nga I.A
Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha: Nesër do u paraqes listën e plotë
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar ashpër qeverinë dhe strukturat e saj për manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2025, duke e quajtur këtë proces një "farsë elektorale". Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se dora e krimit ka ndikuar drejtpërdrejt në votat e diasporës, veçanërisht në Greqi dhe Itali.

"Kjo është fytyra e vërtetë e votës së diasporës. Mund të sjellim shembuj të panumërt, por sollën disa prej tyre që faktojnë se duart e zeza të krimit u shtrinë veçanërisht në Greqi dhe Itali mbi votën e qytetarëve tanë që votonin për herë të parë për vendin e tyre, për njeriun që donin. Edhe njëherë këtu nuk shtohet asgjë, përveçse një faqe e zezë tjetër e farsës elektorale të vitit 2025, në të cilën unë nesër do t’u informoj edhe njëherë se nuk ka mbetur dokument ndërkombëtar për zgjedhjet e lira, që nuk është dhunuar. Nesër unë do u paraqes listën e plotë të të gjitha dokumenteve të dhunuara barbarisht nga narkoshteti dhe narkonomenklatura e Shqipërisë në këto zgjedhje," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll