Politike

U arrestua sot, kush është Armand Tragaj, ish-sekretar i Këshillit Bashkiak në Durrës dhe avokat i Nuredin Dumanit

Tragaj si avokat është i njohur për mediat, për shkak të klientëve që ka përfaqësuar në gjyqe. 

21 Maj 2025, 12:02 Nga I.A
U arrestua sot, kush është Armand Tragaj, ish-sekretar i
Armand Tragaj

TIRANË- Një operacion i përbashkët mes Italisë dhe Shqipërisë ka goditur një grup kriminal për rrjetin e shpërndarjes së drogës. Gjithsej janë lëshuar 52 urdhërarreste në të dy shtetet, ku janë ekzekutuar disa prej tyre. 

Mes emrave të personave të arrestuar është dhe avokati Armand Tragaj, i cili ka qenë dhe sekretar i Këshillit Bashkiak në Durrës. Tragaj si avokat është i njohur për mediat, për shkak të klientëve që ka përfaqësuar në gjyqe.  Një ndër ta Tragaj ka qenë dhe avokat i të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani. 

nuredin dumani armand tragaj

Sondazh

Poll