Politike

"Shkruanin letra me dorë"/ Prokurori italian zbërthen skemën: Paratë vinin nga Bari në Shqipëri

Po ashtu prokurori ka deklaruar se në sekuestrimet që janë bërë, kishte dhe letra të shkruara me dorë me të dhëna financiare të grupit. 

21 Maj 2025, 12:21 Nga I.A

"Shkruanin letra me dorë"/ Prokurori italian zbërthen

TIRANË- Kryeprokurori i Barit ka zbërthyer skemën se si shpërndahej droga dhe paratë mes Italisë dhe Shqipërisë. Në një deklaratë për mediat, prokurori theksoi se personat e përfshirë në këtë rrjet në Itali ia besonin paratë agjencive të transportit që bënin rrugën në Shqipëri. Po ashtu prokurori ka deklaruar se në sekuestrimet që janë bërë, kishte dhe letra të shkruara me dorë me të dhëna financiare të grupit. 

"Për sa i përket flukseve të parave kemi arritur bashkë të vëzhgojmë dhe filmojmë kur personat nga Italia ia besonin paratë agjencive të transportit që vinin në Shqipëri. Edhe ky aktivitet, për eleminimin e vështirësive në kufi ka lejuar të kryheshin lokalizime me GPS dhe vëzhgime transkufitare. Kemi arritur të shohim se paratë nga Bari shkonin në Shqipëri. Fluksi i parave është kuptuar nga të dhënat e chateve në fotografitë në celular kishte përveç lëndëve narkotike edhe para. Kishte edhe letra të shkruara me dorë të të dhënave financiare të grupit. Përmes rindërtimit të të ardhurave për çdo shitje lëndësh narkotike kemi arritur të sekuestrojmë pasuritë për shumën e barazvlefshme të cdo vepre penale.

operacioni ‘ura’

Sondazh

Poll