Politike

Vota e diasporës/ Berisha: DHL shkeli kontratën, nënkontraktori i saj bashkëpunoi ngushtë me PS-në

Berisha theksoi se ky manipulim është akti më kriminal i manipulimit të votave ndonjëherë. Ai theksoi se manipulimi nuk ka ndodhur vetëm me votat e emigrantëve në Greqi po edhe në Itali dhe vendet e tjera.

21 Maj 2025, 13:00 Nga N.F
Vota e diasporës/ Berisha: DHL shkeli kontratën, nënkontraktori i
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë më gazetarët ka folur në lidhje me votën e diasporës. Berisha u shpreh sërish se zgjedhjet e 11 majit ishin një farsë elektorale. Sipas tij vota e diasporës ka pësuar manipulim masiv dhe të hapur. 

Berisha theksoi se ky manipulim është akti më kriminal i manipulimit të votave ndonjëherë. Ai theksoi se manipulimi nuk ka ndodhur vetëm me votat e emigrantëve në Greqi po edhe në Itali dhe vendet e tjera. Kryedemokrati shtoi se  DHL me urdhër të qeverisë ka shkelur kontratën dhe ka kontraktuar nënkontraktorë të tjerë, të cilët kanë bashkëpëunuar ngushtë me PS-në.

"Farsa elektorale 11 maj 2025 ka pasur një nga faqet më të shëmtuara, historitë më të turpshme, votën e diasporës apo qëndrimin kriminal të narkomazhorancës ndaj votës së diasporës. Kjo votë ka pësuar manipulimin më masiv, më të paskrupullt, më të hapur. Mishmashi që shpalli Edi Rama me votat e diasporës në Greqi është akti më kriminal i manipulimit të votave ndonjëherë.

Por theksoj se ky mishmash, sipas të dhënave tona, nuk ka ndodhur vetëm në Greqi, ka ndodhur edhe në Itali dhe ndonjë vend tjetër. Për t’u realizuar ky mishmash, DHL me urdhër të qeverisë ka shkelur kontratën dhe ka kontraktuar nënkontraktorë të tjerë, të cilët kanë bashkëpëunuar ngushtë me PS-në. Ndonëse kontrata parashikonte se asnjë lloj nënkontraktimi nuk mund të bëhej.

DHL u pranua nga ne për shkak të reputacionit të saj, por segmenti shqiptar i DHL-së funksionoi krejtësisht sipas urdhrave, porosive të qeverisë dhe të Edi Ramës. Zarfet, votat, nuk u mbushën nga qytetarët e regjistruar, por ato në mijëra, mijëra, mijëra prej tyre u plotësuan nga patronazhistët, të dërguar nga Tirana, nga punonjës apo ish-punonjës të ambasadave dhe solli një manipulim të dalë jashtë kontrolli," tha ai.

berisha

Sondazh

Poll